Published On: 8 Shtator, 2016

Gazeta japoneze uron Maqedoninë për Ditën e Pavarësisë, Ahmeti e Thaçi s’bëjnë zë

Maqedonia sot shënoi 25 vjetorin e shaplljes së pavarësisë nga Jugosllavia, festë kjo të cilën qytetarëve dhe kreut shtetëror ia uruan liderët maqedonas, si dhe udhëheqës të ndryshëm botërorë, ndër të cilët Mbretëresha angleze, sekretari amerikan i Shtetit, e kështu me radhë.

Ndër ata që, si kuriozitet, e gjetën të udhës ta urojnë këtë shtet, ishte edhe një gazetë prestigjoze japoneze. Ndërkaq, ajo që ra në sy, ishte mungesa e paraqitjes publike, me ndonjë urim, apo mesazh, të ndonjë lideri shqiptar të Maqedonisë.

thaci-e-ahmeti-650x358_1473349817-4039301

E pakta që mund të pritej ishte që Ali Ahmeti, si kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, parti kjo që mbi një dekadë është pjesë e të gjitha qeverive maqedonase, të dilte me një porosi. Por, as ai, e as ndonjë tjetër, si Menduh Thaçi, lideri i partisë së dytë më të madhe shqiptare në Maqedoni, e cila gjithashtu me vite ka shijuar privilegjet e të qenët pjesë e pushtetit, nuk e gjetën të udhës të thonë nja dy-tri fjalë për festën shtetërore.

Në mesin a atyre që e regjistruan këtë, është edhe gazetari Isuf Kadriu, i cili me ironi ka komentuar në Facebook:

“Asnje nga partite shqiptare nuk paskan uruar per diten e pavaresise, nderkohe qe 25 vjet bejne lufte gladiatoresh per pushtetin e ketij shteti qe “nuk e njohin”. Veç thashë 😛 “, shkruan Kadriu.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...