Published On: 4 Korrik, 2017

Gashi: Pas lirimit të Lushtakut, pritet lirimi i Sylejman Selimit

vokati mbrojtës i Sylejman Selimit, Tomë Gashi, ka thënë se lirimi i tij është vetëm çështje teknike që ende nuk ju është dërguar atyre. Ai beson se pas lirimit të Sami Lushtakut, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me klientin e tij.

Gashi ka thënë se rasti i Selimit është më i komplikuar në krahasim me atë të Lushtakut, kjo pasi rasti i klientit të tij është në Gjykatën Supreme dhe me mjete të jashtëzakonshme.

“Do të duhej të dihet se për Sylejman Selimin situata është paksa më e komplikuar, rasti është në Gjykatën Supreme dhe me mjete të jashtëzakonshme”, deklaroi ai.
Avokati sqaron se komplikimet në gjykimin ndaj Sylejman Selimit kanë ardhur pasi rasti është zhvilluar në Gjykatën Supreme, mirëpo kjo gjykatë, siç thotë Gashi, ka vepruar si e shkallës së dytë.

“Rasti është zhvilluar në Gjykatën Supreme të Kosovës herën e kaluar dhe kjo gjykatë ka vepruar si gjykatë e shkallës së dytë dhe presim vendimin lirues për të, që ndoshta është çështje teknike që ende nuk na është dërguar,” u shpreh ai.

Gashi u shpreh se për rastin është vendosur si në shkallë të dytë për shkak se në Gjykatën Themelore në Mitrovicë klienti i tij ka qenë i liruar nga pika e akuzës, ndërsa më vonë prokurori ka bërë ankesë dhe Gjykata e Apelit e ka gjetur fajtor, shkruan gazetametro
Ndryshe, Sylejman Selimi është shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile.

Sipas aktakuzës, Selimi në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së, në bashkëkryerje me një pjesëtar tjetër të UÇK-së të panjohur, “ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një personi të paidentifikuar nga fshati Gllanasellë, i ndaluar në qendrën e ndalimit në Likoc, duke e rrahur teksa ai po e pastronte dyshemenë e burgut”.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...