Debate Lajmi Kryesor 4

Jeniçerët e Erdoganit

Gani MEHMETAJ

Forca më e madhe goditëse në Kosovë janë jeniçerët e Erdoganit. Këtë fakt e di edhe shërbimi i fshehtë, e di policia, por sa janë të gatshëm nesër të përballën me ta, është çështje tjetër, ashtu sikurse është e diskutueshme pse lejuan armatën e jeniçerëve të forcohet. Mizoritë e tyre i pamë kur i masakruan ushtarët e vet. Po më ushtarët e policët tonë, si do të sillen në kohë krizash?

Mbështetja që i bënë mercenarët shqiptarë Erdoganit pas grusht shtetit të dështuar ishte e pritshme. Mbi dhjetë vjet ka investuar Turqia në jeniçerët shqipfolës; mbi dhjetë vjet ka ndërtuar xhami në çdo lagje e katund; mbi dhjetë vjet ka blerë njerëz të sojit të hurit e të litarit, të cilët nuk kishin asnjë përgatitje arsimore, asnjë afinitet për asgjë, por nesër do të bëheshin “asqerë” të mirë, atëherë kur i duheshin liderit turk; mbi dhjetë vjet ka ndërtuar dhjetëra televizione turke e islamike që vjellin vrerë kundër shqiptarëve e propagandojnë jetën e shpellarëve të Anadollit e beduinëve të shkretëtirave.

Taktika e investimit në xhami ka qenë e njëjtë si në Turqi. Në vendin e vet presidenti turk investoi në afër 100 mijë xhami, ku imamët i bëri për vete. Imamët turq ftuan popullatën në rrugë pas grusht shtetit dhe udhëhoqën masakrat ndaj ushtarëve. Kështu sipas kundërshtarëve Erdogani i ka 10 milion votues të garantuar, që i nxjerr në rrugë kur të do. Të njëjtën gjë e bëri në Kosovë, Maqedoninë shqiptare e në Shqipëri, ndërtoi qindra xhami më shumë se në 500 vjet okupimi, pjesën dërmuese të kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, të Shqipërisë e të Maqedonisë dhe pjesën dërmuese të hoxhallarëve i ka jeniçerë luftarak. Xhamitë i ka bërë kazerma për ushtrinë islamike turke e të ISSIT, hoxhallarët- jeniçerë nuk ngurrojnë ta lavdërojnë presidentin ” e tyre” turk, ndërsa i binden si të ishte kalif, sepse kalif i Turqisë vetëm zyrtarisht nuk është shpallur.

Jeniçerët e Erdoganit, të rekrutuar më vjet, u treguan të zellshëm, atëherë kur u thuhej të vepronin. Sa herë vinte Erdogani apo Davutoglu në Kosovë, jeniçerët e paguar për kësi rastesh dilnin e çirreshin në kupë të qiellit, qanin e kalonin në dëlirë, tundnin flamuj turq në tokën shqiptare, brohorisnin më zë të çjerr për Turqinë, për osmanlijtë, për babanë e tyre të shpifur, hidhnin parulla më perverzione politike që të bënin të villje. Zyrtarët tonë i shihnin dhe i dëgjonin, por silleshin si t’i kishte tredhur turku i Anadollit, që sillej si në pronat e veta.

Shëmtitë e mercenarëve antishqiptar përsëriteshin vazhdimisht e në mënyrë ciklike, numri i jeniçerëve shtohej, kurse presioni mbi qeveritarët tanë rritej, sepse Ankaraja pavarësisht që kapi majat e dy shteteve shqiptare, vepron edhe me planin B- me jeniçerët e dëgjueshëm e besnikë të parasë. Kështu, jeniçerët e infiltruar në të gjitha porët e shoqërisë shqiptare për ta shkelur dinjitetin kombëtar, një herë e goditën Prizrenin, simbolin e Shqipërisë etnike duke e islamizuar e turqizuar si kurrë më parë gjatë historisë , e bënë kasaba primitive turke, herën e dytë e goditën Shkodrën më medrese turke antikombëtare e me xhami të dhunshme, duke ia përdhosur monumentet kombëtare. Herën tjetër u përpoqën ta shkombëtarizojnë Vushtrinë, njërin ndër qytetet më të vjetra arbërore. Tetovën, simbolin e rezistencës shqiptare kundër Serbisë e Jugosllavisë e bënë me parti turke, pa asnjë turk brenda. Pastaj paguan televizione publike e private që t’u jepnin hapësirë jeniçerëve që pështynin mbi heronjtë tonë kombëtar, kurse udhëheqësit e emisioneve në vend t’i ndërprisnin sharjet e islamistëve të tërbuar, i cytnin të shanin, ose gajaseshin miqësisht me jeniçerë si t’i kishte paguar Ankaraja e Beogradi.

Shoqatat shkombëtarizuese e provuan edhe Prishtinën, ku nuk mund të mohohet se rekrutuan qindra, veta, por disi kryeqyteti ngeli i ftohtë ndaj joshjeve turke, megjithëse kreun e shtetit, një pjesë të intelektualëve që e lakmojnë paranë më shumë se kombin i bënë për vete. Prandaj R. Qosja e N. Daci, që dështuan për faqe të zezë në politikë, e ndonjë shkrimtar dështak si puna e Milazim Krasniqit recitojë si pionierët e Titos për Turqinë e Erdoganin, ashtu sikurse recitonin dikur për Titon e Jugosllavinë me të njëjtin patos e paturpësi.

Në rekrutimin e jeniçerëve rol të jashtëzakonshëm luajti mafia islamike, e financuar nga fondet e dyshimta, që ndërhyri në të gjitha nivelet e ekonomisë e të tregtisë sonë, në Kosovë e në Shqipëri, bleu e privatizoi objektet strategjike me fare pak para. Biznesi islamik, përkatësisht mafia islamike thuhet se bleu votat e deputetëve aziatik shqipfolës më përcaktim antishqiptar, bleu deputetë të të gjitha partive shqiptare, ministra, kryetar komunash, dhe zyrtarë të tjerë. Prizrenin, Pejën e e Vushtrinë thuhet se mafia islamike i kapi nga majat, që të shkombëtarizonte sa më shumë qytetet puro shqiptare.

Mafia islamike ka investuar në gratë më shami, në burrat që i kanë zhburrëruar duke ua hequr qeleshen shqiptare. Shërbimi i fshehtë i organizatave islamike investuan në shumicën e medieve elektronike (televizione, radio, portale) publike e private. Ata këto gjëra i bënë në mënyrë të planifikuar e sistematike para hundeve të shërbime tona të fshehta e publike. Të gjithë e kemi ditur se Erdogani ka një armatë mercenarësh në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, ata kanë dal haptas në mbrojtje të interesave turke e kundër interesave shqiptare, duke u dhënë hapësirë në mediet që financohen nga taksapaguesit shqiptar.

Investimet e para në jeniçerët shqiptar i shpaguan kur i dërguan në luftën e Sirisë. Investimi i dytë i shpaguar ishte kur nisi propaganda e egër për kinse minoritetin turk, ndërsa synohej që minoriteti të shtohej duke u blerë më para, ashtu sikurse i blenë votat e deputetëve aziatik në Kuvendin e Kosovës. Nga disa mijëra shqiptarë të deklaruar turq nga presioni i Serbisë dikur e më joshje privilegjesh, numri i minoritarëve turq u trefishua sot. Kjo është gjendja të cilën e kanë ditur shumica e njerëzve të zakonshëm. Kot që habitën apo shtihen analistët politik me befasinë e mercenarëve të Erdoganit, të cilëve ata u thonë me eufemizëm ithtarë.

Derisa analistët e zyrtarët tonë të vazhdojnë me habinë e tyre, jeniçerët shqipfolës do të bëhen problem serioz, sidomos nëse politika jonë e jashtme nuk do të përputhet me politikën e jashtme turke, atëherë mund të ketë përplasje të egra, më rrezik viktimash. Ndërsa është fare e ditur se një elitë politike më përcaktim kombëtar në Kosovë a në Shqipëri shpejt do të përplaset me politikën kundër perëndimore të Erdoganit e të islamistëve të tjerë. Deri atëherë do të presim më frikë.

Recitimi publik i mercenarëve të Erdoganit në Tetovë, Preshevë, Prizren, pastaj i nxënësve matrapazë e të instrumentalizuar në Shkup që mbaruan shkollat islamike të Gulenit, ndërsa u penduan pse nuk i mbaruan shkollat islamike të Erdoganit, më ngjason më daljet publike të grupeve të shqiptarëve pas vitit 1981 në mbështetje të Serbisë e të Jugosllavisë, ndërsa dënonin demonstrata e shqiptarëve. Ata ishin mercenarët serbe e jugosllavë, nipat e tyre që dolën këto ditë ishin mercenarë turq e islamik. Mbështetësit e Serbisë e Jugosllavisë atëbotë e godisnin kombin e tyre, ndërsa i betoheshin për besnikëri Beogradit e Titos. Jeniçerë të Erdogamit që dolën në Preshevë, Tetovë, Shkup e gjetiu iu betuan për besnikëri turkut, ndërsa u treguan të pabesë ndaj bashkëkombësve, sepse nuk e mbështeten asnjëherë lirinë kombëtare të shqiptarëve, nuk bënë asnjë përpjekje publike ta dënojnë dhunën e Beogradit në Kosovën lindore, e të sllavëve të Maqedonisë. Mercenarët e Erdoganit nuk e ngushëlluan babanë që dërmohej nga dhimbja për vogëlushin që ia mbyti sllavi. Si nuk kanë fije turpi e dinjiteti këta jeniçerë të mjerë, kur nuk dalin në mbrojtje të shqiptarëve, ndërsa thonë se janë shqiptarë “të vërtet”.

Related Posts

  1. …dhe, per te qene hileja edhe me e madhe, per keto 18 vite Turqia ( TIKA ) ne Kosove nuk ndertoi asnji fabrike ku , pasi qe besimraret mysliman te faleshin e luteshin, te shkonin ne fabrika e te punonin sepse , ne shqiptaret nuk mund te ndejtur 24 ore ne dite duke u lutur ne xhamia qe na ndertoi Erdogani .Por Erdogani , ne ved te nji fabrike , na e ndertoi nji qerdhe femijsh ne Prizren ( tik afer shkolles fillore Mustafa Bakia ) ku punojne ekskluzivishre edukatore vetem te komunitetit turk nga Prizreni dhe ku ne balle te koridorit te saje jane ( te vetme ) vetem fotografite e Kemal Araturkut dhe Erdoganit kurse , asnji foto e presidenti te Kosoves ose , pse Jo , e Skenderbeun dhe, kjo paraqet apsurdin edhe kulmin e arrogances primitive te jenicereve te Erdoganit ne Prizren ,por edhe budallallekun e zyrtareve kompetent te KK te Prizrenit nga 2008 kure qerdhja u nderrua , e deri sot kure po flasim , qe nuk bene askund , asnji reagim i nderuar z.Mehmetaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *