Published On: 11 Janar, 2017

Gani Geci: Vetëm në Rusi, Kore të Veriut… ndodhin këto… Milaim Zeka mos të han leshi për…

  • se kjo që po thotë Milaim Zeka është e vërtetë atëherë që sot do duhej të shkarkohej Drejtori i AKI-së dhe të gjithë ata që e kanë në dorë atë raport të japin Dorëheqje.

Ish deputeti dhe ish pjesëtar i UÇK-së, Gani Geci, përmes një postimi në facebook ka komentuar deklaratën e fundit të Zekës rreth AKI-së.

Geci ia ka kujtuar Zekës komunikatën e numër 59 të lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

“Jam i vetmi o Milaim nipi që këtyre shërbimeve famëkeqe ju kam shpëtuar ani pse kanë shkruar nji Komunikatë me ne .59 kundër meje dhe familjes time në emër të shtabit të përgjithshëm të UÇK –ës, rren fund e krye, rrenë besa, edhe më vranë po zoti nuk më vrau. Po çuditem që atëherë Milaim Zeka nuk e ka lexue komunikatën nr.59 dhe nuk e shkruajti asnji fjalë edhe pse logjikisht e ka ditë se ajo komunikatë ka qenë rrenë”, ka shkruar Geci.

Ja postimi i plotë:

Pak si vonë e ka kuptua nipi i katunit Llaushë Milaim Zeka se shërbimet informative një herë të Propagandojnë e rrejnë çka nuk rrejnë, të bajnë tradhtarë e të vrasin moralisht e përgatisin terrenin për vrasje e pastaj të vrasin.

Jam i vetmi o Milaim nipi që këtyre shërbimeve famëkeqe ju kam shpëtuar ani pse kanë shkruar nji Komunikatë me ne .59 kundër meje dhe familjes time në emër të shtabit të përgjithshëm të UÇK –ës, rren fund e krye, rrenë besa, edhe më vranë po zoti nuk më vrau. Po çuditem që atëherë Milaim Zeka nuk e ka lexue komunikatën nr.59 dhe nuk e shkruajti asnji fjalë edhe pse logjikisht e ka ditë se ajo komunikatë ka qenë rrenë

Nëse mua personalisht nuk më ka njoftë Milaim Zeka, Milaimi e ka njoftë baban tim edhe familjen time, babagjyshi i dajve të tij kurrë se ka lanë pa i fol për babgjyshin tim, por Milaimi i ka pas shokë ata të shtabit atëherë, e veç i livdojke.

Sqarimi i Milaim Zekës se ju ka BESUE e justifikon deri dikund Milaim Zekën .

E tash po i them Milaim Zekës se mos të han leshi për rapordhtet e KGB-ës as për rapordhtet e UDB-ës as për rapordhtet e SHIK-ut, po as për rapordhtet e AKIsë.

Çudia është se AKI j-a e ka mandatin nga Kuvendi dhe e ka formuar Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe ka nji ligj që e rregullon punën e AKI-së edhe Gjykatën Speciale e ka formuar Kuvendi i Republikës së Kosovës, bile Gjykata speciale ka marre ma shumë vota, 84, kur është formuar, shumë ma shumë se AKI-ja.

rrethana të nji shteti normal AKIja do të duhej të mblidhte informata për ta mbrojtur Gjykatën Speciale, sepse zakonisht të gjitha Shërbimet i mbledhin informatat, i klasifikojnë, ia dërgojnë organeve kompetente, dhe nëse ka raste për gjyqësorin to dhëna i ndajnë me organet e ndjekjes të atij Shteti, e organet e ndjekjes i paraqesin si aktakuza para Gjykatave të atij Shteti, dhe Gjykata Speciale është organ i shtetit të Republikës së Kosovës edhe në rastin ma të keq AKI-ja do duhej ta mbronte Milaim Zekën e jo ta shantazhonte.

se kjo që po thotë Milaim Zeka është e vërtetë atëherë që sot do duhej të shkarkohej Drejtori i AKI-së dhe të gjithë ata që e kanë në dorë atë raport të japin Dorëheqje.

të gjitha shtetet demokratike po të ndodhte diçka e tillë? në raport me ndon gazetarë do të bëhej ALARMË. Vetëm në Rusi, në Korenë e Veriut, e në Kinë ndodhin këso raste.

 

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...