Published On: 8 Korrik, 2017

FSK bëhet edhe me 61 rekrutë nga komunitetet

Presidenti Thaçi ka thënë se përbërja shumetnike e FSK-së është mesazhi më i mirë sesi duhet të jenë të integruara komunitetet në jetën shoqërore dhe institucionale të një shteti demokratik, ku çdo qytetar përbën vlerë të shtuar të shtetit

Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së) i janë shtuar edhe 61 pjesëtarë të rinj nga radhët e komuniteteve. Të rinj nga komuniteti serb dhe malazez, banorë të Kosovës, kanë diplomuar pas kryerjes së kursit bazik, “Gjenerata e parë 2017”, në FSK, shkruan sot, gazeta Zeri.

Përfshirja e pakicave në FSK është vlerësuar të premten si plotësimi i kapaciteteve njerëzore të strukturës së FSK-së, por dhe përmbushje e numrit të pjesëtarëve të FSK-së nga radhët e komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se FSK-ja është institucion që është shembulli më i mirë i një institucioni demokratik, shumetnik dhe profesional, që përfaqëson më së miri vlerat e shtetit të Kosovës.

Thaçi, që njëherësh është edhe komandant suprem i FSK-së, ka përgëzuar rekrutët e rinj të FSK-së nga radhët e komuniteteve joshumicë për zgjedhjen që ata kanë bërë për t’i shërbyer vendit si ushtarë në FSK.

Thaçi ka folur për të ardhmen e FSK-së, duke vlerësuar se transformimi i saj po shkon në përputhje me rekomandimet e Rishikimit të Sektorit të Sigurisë dhe në koordinim të plotë me partnerët strategjikë, që, siç është shprehur presidenti, po punojnë për ta përfunduar transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...