Published On: 22 Shtator, 2017

Frika e komandantëve të NATO-s, pasi Rusia testoi raketën ndërkontinentale

Rusia tha se ka mbajtur me sukses testin e një rakete për herë të dytë në 10 ditë.

Ministria e Mbrojtjes në Rusi të mërkurën nisi një raketë balistike ndërkontinentale nga Cosmodrome Plesetsk, në veri të Moskës. Zyrtarët thanë se raketa goditi me sukses një objektiv 3,600 milje larg.

Ishte një mekanizëm që përdoret për të lëshuar raketat, i cili po montohej para se raketa të nisej.

Qëllimi i testit ishte të ripohonte besueshmërinë e raketës, e cila u vendos për herë të parë në vitin 2010, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes.

Komandatët më të lartë të NATO-s thanë se kishin frikë se kjo mund të ishte një mbulim i sulmeve ruse ndaj shteteve baltike, pas një mungese transparence nga Moska rreth numrit të trupave, shkruan Tvklan.al.

Vëzhguesit do të shikojnë nga afër për të parë nëse ushtarët, numri i të cilëve shkon deri në 100,000, janë kthyer përsëri në Rusi dhe nëse provat e raketave tashmë kanë përfunduar.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...