Published On: 5 Nëntor, 2016
Bota |

Francë: Kurdët manifestojnë kundër represionit në Turqi

Disa mijëra kurdë manifestuan sot në Francë kundër arrestimit në Turqi të deputetëve dhe drejtuesve të Partisë Demokratike të Popullit (HDP), partia kryesore pro-kurde dhe për të denoncuar heshtjen e Evropës, theksoi një gazetar.

Në Paris, rreth 2 000 manifestues, sipas policisë, më shumë të ardhur me familje, janë mbledhur në sheshin “Republika” para se të marshonin drejt sheshit “Chatelet” me banderola ku shkruhej “Stop Erdogan, mos prek deputetët tanë” dhe “Turqia bombardon, Evropa rri në heshtje”.

Bashkëdrejtuesit e HDP-së, Selahattin Demirtas dhe Figen Yüksekdag dhe dhjetëra deputetë të tjerë u arrestuan dje nga autoritetet turke dhe nëntë zyrtarë dhe gazetarë të të përditshmes opozitare turke “Cumhuriyet” u lanë sot në paraburgim, transmeton atsh.

Ushtria turke ka bombarduar kohët e fundit pozicionet e mbajtura në Siri nga milicët kurdë sirianë YPF duke shkaktuar qindra të vdekur.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...