Published On: 23 Tetor, 2016

FRANCA PËRGATITET PËR PRISHJEN E “XHUNGLËS” SË REFUGJATËVE

Franca është duke u përgatitur që ta mbyllë kampin e ashtuquajtur “xhungël” Calais, me ç’rast është paralajmëruar që refugjatët të largohen sa më shpejt nga kampi.

Mijëra fletëpalosje janë shpërndara në kampin e refugjatëve të ashtuquajtur “xhungël” Calais, duke paralajmëruar që të largohen nga ai kamp fëmijët dhe të rriturit për shkak të mbylljes së tij.

Autoritetet franceze pritet të fillojë prishjen e kampit të hënën, pavarësisht shqetësimeve për sigurinë e fëmijëve dhe të të rriturve që janë në atë kamp, shkruan The Guardian.

Gjashtëdhjetë autobusë kanë mbërritur në Francë për t’i larguar rreth 3 mijë refugjatë që janë në qendrat e strehimit në Francë.

Largimi i tyre do të bëhet gjatë ditës së martë dhe të mërkurë. Mbyllja e kampit pritet të marrë një javë.

Rrënimi i kampit vjen pas kërkesës së ministrit të Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve dhe disa deputetëve, me arsyetimin se janë duke shkaktuar “shqetësime serioze” në vend në lidhje me sigurinë dhe mirëqenien e mijëra njerëzve, duke përfshirë rreth 1300 fëmijë të pastrehuar që jetojnë në kamp.

Cazeneuve ka premtuar se të gjithë emigrantët e mbetur në vend do t’u gjendet një strehim, pasi që kampi të jetë pastruar.

Ndërsa rreth 70 fëmijë kanë mbërritur të shtunën në mbrëmje në Britani, pasi që ka filluar paralajmërimi i mbylljes së kampit, ka raportuar BBC.

Qeveria britanike u ka premtuar ndihmë refugjatëve, e sidomos të miturve.

Për këtë veprim ka folur edhe zëvendësdrejtori ekzekutiv i UNICEF-it në Britani, Lily Caprani i cili ka thënë se “nëse ky veprim nuk ka sukses, atëherë ne kemi dështuar”.

“Pas  rrënimit të kampit nuk ka më një shans të dytë. Në qoftë se kjo nuk ka një rezultat pozitiv për fëmijët, ku mund të përfundojnë në duart e kontrabandistëve dhe trafikantëve, atëherë ne kemi dështuar ta”, ka thënë ai.

Gjithashtu organizatat e bamirësisë që janë në Francë tregojnë se ka shumë refugjatë të cilët refuzojnë të shkojnë në Britani./Insajderi.com

refugjatet

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...