Published On: 20 Tetor, 2016

Fqinji i tij ka 4 gra dhe 23 fëmijë – ky është rrëfimi interesant i këpucarit gjerman (Foto)

“Kur Sergej Laufmann, një 57 vjeç nga Montabaur i Gjermanisë hap dyqanin e tij, rruga përpara dyqanit të tij është e mbushur me fëmijë që luajnë. Por falë Zotit, jo të gjithë të 23 në të njëjtën kohë”.

Ky është fillimi i tekstit i gazetës së njohur gjermane Bild, transmeton Telegrafi.

Sipas këtij mediumi i cili përcjell rrëfimin e 57-vjeçarit, kjo pasi që Laufmann banon afër një siriani të ardhur në Gjermani së fundmi, i ikur nga lufta në Siri.

 Sergej banon afër Ghazia A (49), i cili gjatë vitit 2015 u largua nga Siria. Ai është babai i katër familjeve. Sepse ai ka katër gra dhe 23 fëmijë. (12 vajza, 10 djem, dhe një 22 vjeç) të cilët të gjithë jetojnë tani në Gjermani.

Pasi sipas ligjit social gjerman, ai mund të “ketë” vetëm një grua. Dhe për këtë ai kishte vendosur që të jetonte me njërën prej tyre, së paku zyrtarisht.

Ai zgjodhi për grua kryesore Twasif (49) dhe tani jeton me pesë fëmijët në Montabaur.

Të tjerat gra janë zyrtarisht vetëm “mike”. Autoritetet i kanë shpërndarë në vende të ndryshme. Një vajzë e martuar jeton në Arabinë Saudite.

 Në Siri Ghazia kishte fituar paratë e tij duke punuar në një garazh/mekanik makinash. E në gjermani ata jetojnë nga ndihmat sociale.

Fqinji i tij Sergej thotë se ata janë si një familje normale: “Fëmijët luajnë futboll në rrugë. Nënën e tyre e shoh më shpesh, kur ajo shkon për Pazar, ndërkaq të atin e shoh më rrallë. Ai zakonisht është në lëvizje”. /Telegrafi/

dd1

dd2

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...