Published On: 25 Tetor, 2016

FOTOLAJM ME RASTIN E DITËLINDJES SË AT GJERGJ FISHTËS

Shkruan: Frank Shkreli

E Diela e 23 Tetorit shënoi 145-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës. Flamuri i kombit valvitet pranë bustit të vetmuar dhe të autorit të Lahutës së Malcisë të harruar, para shtëpisë gërmadhë ku dikur banonte poeti kombëtar, At Gjergj Fishta – dhe siç shihet në fotografinë më poshtë, në shkatërrim e sipër.  Megjithse shteti shqiptar shtëpinë e Fishtës e kishte përcaktuar, sa për sy e faqe, me statusin “Monument Kulture” ç’prej vitit 1991 por i lënë pas dore për një çerek shekulli të të ashtuquajturës demokraci shqiptare – duke venë në dukje urrejtjen e turpshme shekullore të qeverisë komuniste të shekullit të kaluar dhe të qeverive post-komuniste shqiptare të këtij çerek shekulli, ndaj At Gjergj Fishtës.

Veni re kontrastin e theksuar të lënjes pas dore nga qeveria shqiptare, të shtëpisë ku jetoi Fishta — me lajmin që u përhap të djelën, në ditën e 145-vjetorit të lindjes së Gjergj Fishtës, sikur donin tÇia fusnin gishtin në sy Fishtës – se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro me “enturazhën” shoqëruese të ministrave dhe deputetve të zonës ishin për vizitë në Gjirokastër për të parë zhvillimin e një numër projektesh.  Dhe jo vetëm çfardo objektesh, por projekte që synojnë, në “Restaurimin dhe rijetëzimin e banesave të Shkrimtarëve, Gjirokastër”, projekt ky i cili parashikon, ndër të tjera, ndërhyrje në strukturën e brendshme dhe të jashtme në 20 banesa të trashëgimisë materiale, për të evidentuar dhe konservuar vlerat historike dhe artistike të tyre, bazuar në modelin e shtëpisë së Kadaresë, njofton media shqiptare.  Zonja Kumbaro ka pohuar se përveç kësaj, “Kemi një projekt tjetër për të restauruar 20 shtëpitë që ju i keni njoftuar tashmë, që i kemi quajtur Rrjetin e Shtëpive të Shkrimtarëve, sipas modelit të shtëpisë së Kadaresë.

Lexuesi arrinë vet tek përfundimi se sa të përkushtuara janë institucionet e qeverisë dhe të shtetit shqiptar ndaj ruajtjes së kulturës shqiptare dhe ndaj kujtesës së atyre që e bënë këtë kulturë – trashgimtarëve të kulturës arbërore dhe mbrojtësve të vlerave dhe interesave të kombit shqiptar – trashgimtarëve, siç është At Gjergj Fishta i harruar.

 

Ndoshta është pak e rëndë ta them, por fatkqesia e këtij kombi është se përfaqsuesit e saj politikë, me entuziazëm, kanë kërkuar dhe kërkojnë pajtimin me sllavët, me grekët, me turqit me rusët, me kinezët, me italianët, me gjermanët, madje Enver Hoxha I dha shtjelm edhe Zotit për të adhuruar djallin. Duket sikur, shqiptarët janë vëllëzër me të gjithë, ndërkohë që nuk mund të pajtohen me At Gjergj Fishtën, i cili për ‘ta vazhdon të jetë gjithnjë “tradhtar”, “fashist”, ndër të tjera – por shqipot nuk mund të pajtohen as me njëri tjetrin, fatkeqsisht.

Kjo situatë, me të vërtetë kërkon një reflektim të thellë shpirtëror, nevojitë një rishqyrtim historik e të thellë të udhëkryqit ku gjënden sot shqiptarët për rivendosjen e vlerave morale dhe atdhetare por edhe të përcaktimit të ineteresave afatgjata të kombit, bazuar në këto vlera dhe në kujtimin e bartësve historikë të kombit shqiptar të këtyre vlerave, siç ishte At Gjergj Fishta.

Kujdes se kini humbur rrugën në oborr, siç thotë fjala popullore!

ramashtepite

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ministrja e Kulturës, Kumbaro të dielën në Gjirokastër për të parë nga afër  zhvillimin e projektit të, “rijetëzimit të shtëpive të shkrimtarëve në Gjirokastër”.

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. m.muharremi thotë:

    Kurse ne Bled te Sllovenise ,nji qytetar slloven e blene villen e Titos , aplikon ne BE per nji fond , e fiton ate fond dhe me ato mjete slloveni privatisht e restauron villen e komunistit Tito vetem e vetem qe ajo mos te shendrohet ne germadhe si shtepija ku lindi njeriu qe ia shqeu masken kesaje ideologjie famkeqe dhe antishqiptare , njeriu qe aq shume i dha kultures dhe kombit shqiptar ,Gjergj Fishta.
    Por ,si duket na qenka ndonji ligj i pashkruar nder vendet ish komuniste ,ligj i pashkruar qe shprehe nostalegji ndaj diktatoreve ,ligj i pashkruat qe objektet dhe shtepite e diktatoreve te restaurohen kurse shtepite e atyre qe diktatoret dhe diktaturat i luftuan dhe deri ne palce i demaskuan duhet te shendrohen ne germadha si denim per se dyti pasi te paren here veprat e tyre gjate kohes se komunizmit u ndaluan te bien ne duar te lexuesit me vite e dekada dhe se dyti ,ne menyre tinzare dhe sistematike ,objektet ku ata kaluan jeten e tyre dhe krijuan vepra te paperseriteshme kombetare na duheka te fshihen nga faqja e dheut sikur kurr te mose kishin egzistuar..!!!
    BRAVO ,BRAVO SHQIPTAR ,AFERIM JU QOFTE

    Përgjigjiuni
    Pelqej(1) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...