Published On: 31 Tetor, 2016

FOTO/ Shkencëtarët zbulojnë aparatin që do t’u rikthejë shikimin miliona të verbërve

Shkencëtarët po përpiqen të kthejnë shikimin e të verbërve duke dërguar imazhe që lëvizin direkt në tru. Për herë të parë në botë, kirurgët kanë vendosur një chip stimulues vizual në trurin e një 30 vjeçareje. Pacientja e cila ka qenë e verbër për rreth 7 vite, pa ngjyra, vija dhe linja, kur sinjalet u dërguan nga kompjuteri në trurin e saj.

Pas kësaj mjekët po planifikojnë të dërgojnë pamje nga një video kamera e vogël në tru, çka do të sillte të parët sy bionik në botë dhe rikthimin e shikimit tek miliona të verbër, raporton Daily Mail, transmeton Syri.net.

Teknologjia e përdorur ka potencialin për të rikthyer shikimin edhe tek ata që kanë humbur një sy apo janë verbuar nga kanceri.

Përgjatë 6 javëve të testimit, pacientja 30 vjeçare ka parë vazhdimisht sinjalet e dërguara nga shkencëtarët në korteksin vizual të saj, pjesa e trurit që merr sinjale nga nervat optike.

Mjekët në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles po presin leje nga rregullatorët amerikanë në mënyrë që të lidhin sistemin me një kamera, përmes një palë syzeve të cilat shpresohet se do të përcjellin imazhet direkt në tru.

Dr Nader Pouratian i cili ka kryer operacionin thotë: Në momentin që ajo pa ngjyrë për herë të parë ishte një përvojë shumë emocionale. Na preku shumë thellë si qenie njerëzore. Bazuar në këto rezultate, ky sistem ka potencial për të rikthyer shikimin tek të verbrit.

Pacientja e cila ka kërkuar të mbetet anonime,- shkruan Daily Mail- humbi shikimin e saj rreth 8 vjet më parë për shkak të një sëmundjeje të rrallë të quajtur sindroma Vogt-Koyanagi-Harada që sulmon pigmentin në sy.

Brenda një viti ajo ishte komplet e verbër. Dr Pouratian vendosi një stimulator, një grup elektrodash të vogla në pjesën e prapme të trurit, në muajin gusht. Në një procedurë që zgjati 4 orë, kirurgët prenë një pjesë të vogël në pjesën e prapme të kafkës dhe vendosën stimulatorin në tru. Një antenë e vogël marrëse e vendosur brenda kafkës, merr sinjalet e dërguara nga një kompjuter.

Dhe kur ekipi mjekësor të marr leje nga autoritetet amerikane që shpresohet të jetë në fillim të vitit të ardhshëm, ata do të përpiqen të dërgojnë sinjale video nga një sistem i quajtur Orion I, që kap imazhet para syve duke përdorur një aparat fotografik mbi një palë syze.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...