Published On: 30 Tetor, 2016

Foshnja e refuzoi ushqimin por dadoja i dha me zor, ja çka ndodhi pastaj…(Foto)

Për policinë nuk ka asnjë dyshim, pasi u panë filmimet ku shihet e vogla Enita Salubi, 8 muajshe me dadon e saj Oluremi Oyindasola, 66 vjeçe, gruaja u vu në pranga.

Oluremi, nuk e dinte se në shtëpinë ku punonte në Glenarden, të Maryland, SHBA, kamerat kishin fiksuar momentin kur ajo i shkaktoi vdekjen foshnjës për të cilën kujdesej, duke i dhënë me zor dy biberona me qumësht, deri sa e asfiksoi.

Pasditen e 24 tetorit, Enita, pasi u zgjua refuzoi të hante, dhe në atë moment Oluremi, i hapi gojën me zor dhe i dha dy biberona me qumësht.

Për shkak të vështirësive në frymëmarrje, siç raporton noa.al vogëlushja humbi ndjenjat dhe pas disa momentesh ndërroi jetë.

Nga autopsia e bërë në trupin e foshnjës, u konstatua se vdekja ishte shkaktuar nga asfiksia, si pasojë e ushqyerjes me zor. Dadoja akuzohet për vrasje të shkallës së dytë dhe aktualisht ndodhet në qeli.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...