Published On: 31 Tetor, 2016

Fondacioni Klinton, 137.7 milionë dollarë në llogarinë e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Paratë për blerje armësh?

Artikulli i Morning News USA në të cilin thuhet se Fondacioni Klinton ka derdhur në arkat e Partisë Socialiste të Shqipërise 137.7 milionë dollarë që besohet se janë përdorur për blerje armësh!…

Një raport shokues ka zbuluar se inteligjenca ruse i ka kërkuar CIA-s se pse kandidatja demokrate Hillary Clinton ka shpenzuar rreth 137 milionë dollar për të blerë armë ilegale. Kremlini po kërkon një shpjegim të menjëhershëm për blerjen e këtyre armëve dhe municioneve me markën e dorëzimit “mesi i Nëntorit 2016”.

Një raport i Shërbimit Inteligjent të Jashtëm ka sugjeruar se Këshilli i Sigurimit Rus ka autorizuar dërgimin e një komunikate në adresë të CIA-s.

Mesazhi ka lidhje me kërkesën e llogarisë për blerjen e miliona dollarëve armë nga Fondacioni Clinton dhe që do ti dorëzohet Shteteve të Bashkuara.

Por çfarë do të thotë kjo?

Analistët e Shërbimit Inteligjent të Jashtëm ka filluar të ngrenë shqetësime serioze mbi këtë çështje gjatë këtij viti. Kjo vjen pasi elementë përbërës të organizatës së kontrabandistit me famë botërore Viktor Bout mbërritën në Shqipëri, i vetmi vend mysliman në Europë.

Bout i cili është njohur botërisht si “Zoti i Luftës”, ka edhe një famë të panjohur për bashkëpunimin e tij me CIA-n në kontrabandën e armëve në të gjithë botën. Kjo, deri në vitin 2011 kur Departamenti i Shtetit i Clinton vendosi ta burgosë atë.

Marrëveshjet e tij besohet se përfshijnë edhe transferta kontroversiale armësh në Libi e të cilat janë lehtësuar nga Barack Obama dhe Hillar uClinton. Sipas Daily Mail, transferta ka ndodhur pavarësisht embargos së Kombeve të Bashkuara dhe kjo ka cuar në armatimin aksidental të ISIS, Al-Kaedas dhe ka shërbyer në sulmin e përgjakshëm të Bengazit.

Pavarësisht se është një qytetar i Federatës Ruse, Kremlini nuk ka patuar asnjë reagim mbi burgosjen e Viktor Bout. Gjithsesi ata duket se kanë shprehur shqetësime kur Gjyqtari Federal i SHBA-së, Shira Scheindlin tha se ai kontrabandistit të armëve mund edhe ti ulej dënimi, raporton Russia Today.

Reduktimi i dënimit të Bout parashikonte gjithashtu edhe transferimin e tij nga një burg i sigurisë së lartë në një burg të thjeshtë me atmosferë “country club” të sistemit federal të burgjeve amerikane.

E gjitha kjo koincidon edhe me një trasfertë misterioze të 137.7 milionë dollarëve nga Fondacioni Klinton në adresë të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Por pyetja kryesore mbetet se përse Fondacioni Clinton dhe vetë Hillary Clinton kanë paguar një shumë kaq të madhe për blerje armësh? Dhe pse kjo transfertë armësh koincidon me muajin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Linku ku mund të lexoni artikullin origjinal të Morning News USA

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...