Published On: 29 Maj, 2017

Flet vajza e Azem Hajdarit: Ja pse u ktheva nga Amerika dhe iu futa politikës

Vajza e ish-deputetit të PD-së Azem Hajdari, Rudina tha se vendimi për t’u angazhuar në politikë është i kahershëm, ndërsa shton se do të përfaqësojë demokratët në njësinë 11, që është zona e Laprakës në Tiranë.Ajo nuk preferoi të bënte komente mbi polemikat e shpërthyera së fundi në PD në lidhje me listën e kandidatëve.Këto deklarata i bëri në emisionin “Tonight Ilva Tare” në Ora News.

Pjesë nga diskutimet:Hajdari: Ndihem tejet e nderuar dhe e vlerësuar. Ndihem e lumtur që përfaqësoj njësinë 11, atë të Laprakës. Hyrja ime në PD e vlerësoj si një moment kyç të jetës sime, por edhe për Shqipërinë, pasi e ndjej që tek të rinjtë ka disa probleme. Fatkeqësisht, politika shqiptare nuk është e përfaqësuar shumë nga të rinjtë.Tare: Kthimi në Shqipëri kishte ambicie për të hyrë në politikë?Hajdari: Kthimin në Shqipëri ka qenë një vendim që e kam marrë prej kohësh. Hyrja në politikë nuk është rastësi. E kam dashur gjithnjë. Reagimet kanë qenë shumë shumë të mira si brenda PD-së, si jashtë. Duke qenë se koha është e shkurtër, mund të arrijmë shumë gjëra. Jam besimplotë se do të jem një “dorë e madhe” për Partinë Demokratike në atë zonë.I kam ndjekur dhe jam e lumtur që në lista ka kaq shumë të rinj. Listat e mbyllura kanë problemet e tyre. Shpresoj që në mandatin tjetër të ndryshohet.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...