Published On: 31 October, 2016

Flet tifozja e Partizanit: Tmerri kur na sulmoi policia

Trevisa Tufa, vajza që mbeti pa ndenja në stadiumin “Elbasan Arena”, ka rrëfyer për ‘newsport’ se çfarë ndodhi në shkallët e këtij impianti ku po qëndronte tifozëria e kuqe, pse policia ndërhyri dhe gjithashtu tregon se si uniformat blu e acaruan situatën edhe në ambjentet e spitalit.

Më pas 19-vjeçarja, flet për ndeshjen ku veçon lojtarin e saj të preferuar.

– Çfarë ndodhi që mbetet pa ndjenja?

Ishte një moment kur të gjithë tifozët po ngjiteshin tek shkallët lart për t’i shpëtuar dhunës nga policia dhe gazi lotsjellës. Në atë moment gazi më bllokoi dhe frika për njerëzit që isha e shoqëruar se mos goditeshin krijoi një tmerr dhe aty nuk mbaj më mend asgjë.

– Pse policia ushtroi dhunë ndaj jush?

Ndaj meje personalisht jo, por ishte një rrëmujë ku askush nuk u mor vesh se përse filloi ajo gjë nga ana e policëve.

– Nga pamjet filmike nuk ka pasur asnjë indicie nga ana e tifozëve. Pse reagoi në atë mënyreë policia?

Nuk e di. Pjesa e parë shkoi shumë mirë nga ana e tifozërisë tonë dhe nuk e kuptoj pse policët e FNSH futën në pjesën e dytë brenda.

– Mbani mend t’iu kenë thënë diçka?

Absolutisht jo. Vetëm pashë njerëz që po shtyheshin dhe ishin të gjakosur.

– Po në spital çfarë ndodhi? Sa kohë qëndruat?

Nuk e di saktësisht sa kam qëndruar. Edhe në spital erdhën policët dhe filluan të bërtisnin, pasi babai im po u kujtonte gjendjen se si më bënë. Edhe aty më pas u bëra sërish keq.

– Si Ultrase që je kthehemi pak te ndeshja. Si ju duk loja e futbollistëve?

Pjesa e parë ishte e shkëlqyer. E dominuam ndeshjen, patëm 3-4 raste të mira, ndërsa në pjesën e dytë pas daljes së Kalarit me karton të kuq, u tërhoqëm pak prapa, por luajtëm mirë deri në momentin e incidentit.

– Kartoni i kuq i Kalarit solli gjithë atë situatë të acaruar. Si e vlerësoni veprimin e Jorgjit?

Rastin nuk e kam parë në moviolë, por acarim të madh tifozët patën pas ndërhyrjes së Vangjelit ndaj Torassës.

– Kush ishte lojtari më i mirë te Partizani?

Të gjithë dhanë maksimumin e tyre. Megjithatë dua të veçoj lojën e Ekuban, pavarësisht se nuk shënoi.

– Çfarë note i vini tifozëve?

Tifozët janë gjithmonë më të mirët dhe gjithmonë aty për Partizanin. Meritojnë notën maksimale.

– Kur do ta shohim Trevisën sërish në shkallet e stadiumit?

Unë Partizanin, pavarësisht kësaj që më ndodhi do ta ndjek gjithmonë. Që ndeshjen e ardhshme unë do të jem në shkallët e stadiumit.

– Bukuroshet si ty i mungojnë stadiumeve shqiptare. Ke diçka për t’i thënë bashkëmoshatarëve të tua?

Pas këtyre ngjarjeve nuk di çfarë t’i them. Uroj që të mos të ketë më incidente të tilla dhe i ftoj të gjithë të vijnë në stadium për të mbështetur Partizanin.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...