Published On: 28 Gusht, 2017

Flet gjilanasi që rrezikon 3 vjet burg pasi lidhi hajnin e dyshuar (Video)

  • Enver Avdyli rrezikon burgim deri në tri vjet për një arsye të pazakontë.

Në prill të këtij viti, kur po kthehej në shtëpinë e tij, ai takoi dy persona të panjohur teksa po dilnin nga dritarja e shtëpisë.

Ai thotë se i ndoqi, arriti ta kapë njërin, të cilin e lidhi me litar.

Avdyli thotë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj personit që e kapi në oborr të shtëpisë, por prokurorja e rastit, Leonora Shemsiu – Kadriu, e ka njoftuar atë se ka bërë shkelje të ligjit gjatë veprimit në raport me të dyshuarin për vjedhje.

Por, kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku, nëpërmjet telefonit, i ka dhënë KTV’së një tjetër version për ngjarjen.

Sipas tij, tashmë i dyshuari Enver Avdyli nuk e ka lajmëruar policinë në momentin që e ka kapur këtë person.

“E ka zënë 100 metra larg shtëpisë, e ka lidhur, e ka tërhequr zvarrë deri në oborr dhe e ka goditur. Policia është lajmëruar nga fqinjët e tij. Natyrisht se ne kemi hapur hetime për të dyja palët. I dyshuari për vjedhje tashmë është dënuar”, ka thënë prokurori Maloku.

Sipas tij, Enver Avdyli është dashur menjëherë ta thërrasë policinë dhe t’ua dorëzojë të dyshuarin atyre.

Avdyli thotë se në shtëpinë e tij janë vjedhur gjësende në vlerë deri 1 mijë euro, derisa i dyshuari për vjedhje është dënuar me 400 euro gjobë dhe 7 muaj burgim.

 E LIDHI HAJNIN PERBALLET ME DREJTESINE by GazetaExpresscom

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...