Kosova Lajmi Kryesor 4

Flet gazetari që takoi Ballist Morinën në burg, ai është i friksuar dhe i tjetërsuar

Lajmi se Ballist Morina mund të ekstradohet drejt Serbisë për të vazhduar dënimin, ka ngjallur shumë polemika. Por ai që po e përjeton me ankth dhe pasiguri vendimin e Gjykatës kroate, është padyshim Ballisti, i cili teksa ndodhet në dhomën e errët të burgut, duhet të jetojë edhe me nakthin për të ardhmen. Ai është vizituar së fundmi nga gazetari i pavarur James Montague i cili shkroi dy vite me pare për ngritjen e dronit ne Serbi, pasqyruar në “New York Times”.

“Kur e pashë, ai ishte shumë i frikësuar, ishte një person tjetër nga ai që takova dy vjet më parë kur e intervistoja. I kishte prerë flokët, kishte hequr mjekrën, ishte i frikësuar për të ardhmen e tij, veçanërisht nëse ai do të ekstradohej dhe kishte frikë më shumë se çdo gjë, sepse ai besonte se jeta e tij në Serbi do të rrezikohej”, tha Montegy.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *