Shqipëria

Flet deputeti demokrat i goditur Bedri Hoxha: Basha nuk më ka telefonuar ende

Deputeti në detyrë i Partisë Demokratike Bedri Hoxha, i kontaktua nga “Panorama”, lidhur me incidentin që i ndodhi gjatë një takimi të kësaj force politike në Burrel, është shprehur se e njeh personin që e ka goditur pas shpine.

Sipas tij ai është Demir Cupi dhe punon në Bashki. Nga ana tjetër i pyetur nëse Basha ka dijeni për këtë incident, sepse ka ndodhur gjatë takimit që kreu i ngrirë i PD-së po zhvillonte në Burrel, deputeti Hoxha ka thënë se “besoj që është njoftuar, por mua ende nuk më ka marrë në telefon”.

 Kur ka ndodhur ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur sot paradite.

Iu qëlluan një apo disa persona?

Më ka qëlluar vetëm një person nga mbrapa.

Kush ishte, e njihnit?

Po e njoh, ishte Demir Cupi, punon në Bashki.

Keni pasur më parë ndonjë konflikt me këtë person?

Jo asnjë konflikt, kam pasur vetëm marrëdhënie institucionale.

Ngjarja ka ndodhur Brenda mbledhjes së PD-së ku merrte pjesë edhe Basha?

Ka ndodhur pak momente përpara se të niste mbledhja. Unë vetëm kam bërë denoncim për këtë ngjarje.

Është njoftuar zoti Basha lidhur me këtë ngjarje?

Besoj që është njoftuar, por mua ende nuk më ka marrë në telefon./ Panorama.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *