Published On: 19 Nëntor, 2016

Flet avokati: Ja çfarë rrezikon studentja që spërkati me salcë ministren Nikolla

Mirela Ruko, studentja që këtë mbrëmje ndërmori aksionin për të spërkatur me salcë ministren Lindita Nikolla ndodhet akoma e ndaluar në Komisariatin e Policisë Nr.1 në Tiranë. I kontaktuar nga Opinion.al, Dorian Matlija, avokati i Lëvizjes Studentore për Universitetin ku bën pjesë edhe studentja, është shprehur se deri më tani nuk ka marrë asnjë kontakt me klienten e tij. Sipas informacioneve që i kanë dhënë nga punonjësit i Policisë me cilin ka kontaktuar, Ruko nuk ka kërkuar avokat. Ndërkohë që sipas tij kjo mund të jetë e vërtetë por edhe mund të mos jetë e vërtetë. I pyetur se çfarë rrezikon klientja e tij, Matlija është shprehur se duke parë ngjarjen në këtë rast ka interpretime të ndryshme.

“Nuk besoj se do të ketë një akuzë për “Goditje ndaj një figure publike. Mund të jetë edhe vetë znj, Nikolla e cila mund të bëjë në gjykatë një padi private. Di që deri në këto momente po përpilohet deklarata nga ana e Policisë. Ndërsa vetë klientja ime nuk ka pranuar të japë deklarim. Me të mbaruar këtë procedure Mirela Ruko mund të lirohet”. Sipas studentëve të pranishëm pranë komisariatit nr 1, situata në këtë stacion policor për momentin duket e qetë. Ndërsa informacionet që vijnë nga punonjësit e policisë janë kontradiktore. Ata presin që kolegia e tyre të lirohet në orët e para të mëngjesit, ndërsa nuk kanë munguar edhe ushqimet në adresë të saj. /opinion.al/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...