Published On: 14 Qershor, 2017

Flet 14-vjeçarja nga Gjirokastra: Si rashë pre e “Balenës Blu”

Loja vdekjeprurëse “Balena Blu” shënon ndjekësin e parë të saj në Gjirokastër. Një 14 vjeçare nga fshati Labovë e Kryqit, Gjirokastër, ka rënë pre e kësaj loje. Anika C. është nxënëse e shkollës “Koto Hoxhi” në qytetin e Gjirokastrës. Për gazetën “Panorama” ajo rrëfen me detaje se si ra në kurthin e lojës së rrezikshme e cila mund të përfundonte në fatalitet.

“Kam kontaktuar me të po jo tashmë është hesap i mbyllur dhe unë nuk kam ndërmend dhe dëshirë të vazhdoja më këtë lojë të rrezikshme. Ka qenë para më tepër se një muaji dhe shkas u bë lajmet që ndiqja përmes internetit për Balenën Blu dhe instruksionet që jepeshin për ta shkarkuar përmes Play Store. Nisur nga kjo kureshtje, e kam zbritur në smartphone lojën në fjalë dhe kam filluar kontaktet me të. Pra ka qenë thjesht një kureshtje më shumë sesa dëshirë për tu bërë pjesë e saj.

Pyetjet që ju drejtoheshin kryesisht ato fillestaret dhe në vazhdim, të cfarë natyre kanë qenë ?

“Kanë qenë të natyrës së frikshme përshembull ishte një përmbushje e detyrueshme që kishte të bënte me pikturimin me brisk apo me ndonjë mjet të mprehtë të balenës në parakrah. Kjo ka qenë e detyrueshme dhe nëse nuk e realizoje dhe ta çoje me foto përmes smartphonit, ata do të ekzekutonin në vend.

Kush ata? Ata pra, admini do të dërgonte përshembull disa njerëz që do të vendosnin mbi fatin tënd nëse do rroje apo do vdisje. Pra të gjithë kërkesat e tyre kanë qenë të një natyre të frikshme.

Edhe unë e kam bërë, por tani nuk para duket sepse është shuar. Unë e kam pikturuar me një gozhdë dhe me ndihmën e një thike që të dukej origjinal balena. Tani nuk duket sepse edhe unë nuk e kam gdhendur shumë thellë sepse do linte shenjë. Ata kërkonin që piktura e balenës në parakrah të ishte deri në shpimin e damarëve dhe të rridhte gjak për të formuar figurën e balenës.

Nuk i dija që në fillim rreziqet, por më pas kam mësuar përmes internetit që kjo lojë të çonte në fatalitet, por unë nuk mundja dot të tërhiqesha. Seç kishte diçka mistike që të bënte për vete, të mbante pas vetes dhe nuk të lëshonte. Ishte si diçka hyjnore si një mesazh që vinte nga dikush nga bota e përtejme ndaj dhe unë tani që jam kthjelluar, po çuditem me veten sesi arrita deri në këtë pikë, pra deri në nivelin 33.

Në këtë nivel shokët më shpëtuan sepse gjithçka që u kisha thënë dhe shpjegova, ata reaguan të frikësuar sepse mesa duket panë në sytë e mi, një seriozitet të paparë dhe një reagim që për ta ishte tepër i frikshëm. Pas kësaj ata kanë lajmëruar mësuesen kujdestare dhe më pas psikologia më ka trajtuar mirë duke më çrrënjosur dëshirën për të luajtur më tej me këtë lojë të rrezikshme. Është shumë e vështirë të ikësh nga kjo lojë dhe unë vetë çuditem sesi kam ikur.

Pas fazës 33 cila ishte tjetra? Nuk e di sepse nuk e vazhdova. Është shumë e vështirë të ikësh nga kjo lojë pothuajse e pamundur. Kjo sepse ndjehesh i kërcënuar nga administrator i Balenës Blu që ka autoritet në atë që thotë. Kërcënimet unë i merrja shumë seriozisht.

A ka raste në Gjirokastër? Janë dy veta dhe që i njoh, i kam në klasë dhe e luajmë këtë lojë, por nuk e di sesa seriozë janë në thëniet e tyre. Unë për këtë kam vënë në dijeni mësuesen me qëllim që këta nxënës të jenë nën vëzhgimin e prindërve apo të marrin masa për t’i vëzhguar apo kontrolluar që mos të bien pre e kësaj loje tepër të rrezikshme” – thotë vajza.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...