Published On: 18 Gusht, 2017

Fjalimi i Vlora Çitakut në OKB mirëpritet nga malazezët e Kosovës

Shoqata e Malazezëve të Kosovës përmes një komunikate për media ka mirëpritur fjalën e Vlora Çitakut, ambasadores së Republikës së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të mbajtur ditë më parë.

Ajo në fjalën e saj ndër të tjera theksoi se “Kosova është shtet i pavarur që u përket të gjithë qytetarëve të saj, shqiptarëve, serbëve, malazezëve, romëve, turqve dhe të gjithë të tjerëve”.

“Fjalët e ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitakut, të mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të KB, se Kosova është shtet i pavarur që u përket të gjithë qytetarëve të saj – shqiptarëve, serbëve, malazezëve, romëve, turqve dhe gjithë të tjerëve është konfirmim i përkushtimit të sinqertë dhe i gatishmërisë së institucioneve të Kosovës se komuniteti malazias brenda një afati sa më të shkurtër të bëhet kategori kushtetuese. Fjalët e saj në organin më të rëndësishëm të Kombeve të Bashkuara na bëjnë të besojmë dhe konfirmojnë se përpjekjet tona dhe mundi i investuar për zgjidhjen e pozitës kushtetuese juridike dhe përfaqësimin adekuat në Kuvendin e Kosovës nuk kanë qenë të kota. Misioni që ka filluar Shoqata e Malazezëve të Kosovës pa dyshim do të përmbyllet me sukses dhe mbi të gjitha do të arsyetojë ekzistimin tonë”, thuhet në komunikatë.

“Dëshirojmë të bëjmë të ditur se malazezët e Kosovës pajtohet plotësisht me ambasadoren Çitaku se ringjallja e idesë për zgjidhje sipas vijës etnike është e rrezikshme për rajonin dhe si e tillë madje as që duhet të shqyrtohet, por duhet të hidhet poshtë”, thuhet në fund të komunikatës të nënshkruar nga Sllobodan M. Vujiçiq, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës së malazezëve të Kosovës.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...