Debate Lajmi Levizes

Fitorja është jona Çamëri! Republika po bëhet! (Foto)

Image may contain: 8 people, outdoor

Çamëria, po vë çdo ditë nga një “gurë” në themelet e shtetësisë së vet.
Pas shpalljes së Deklaratës kushtetuese të pavarësisë me 30 Tetor 2016, lidershipi i saj hapi shumë dyer të përkrahjes dhe përfaqësimit në institucione të shteteve partnere strategjike nëpër Europë, SHBA, UK etj.
Në institucionet ndërkombëtare të përfaqësimit si Parlamenti Europian, ku tani më çështja çame është një zë i përfaqësuar nga Komitetetet përkatëse dhe komisioner misionarë të paqes dhe lirive e të drejtave humane universale.
Institucionet e drejtēsisë ndërkombëtare si Gjykata Ndëkombëtare e Hagës, ku po shqyrtohen këkesat e drejta të çamëve për kthim në atdheun e tyre, kthimin e pronave dhe të drejten të jetojnë në trevat e tyre pranë varreve te të parëve.
Po shqyrtohet e gjykohet po ashtu gjenocidi grek i ushtruar ndaj popullit çam dhe diskriminimi racist që bëhet edhe sot, ndaj Arvanitasve e Çamëve në trevat e tyre nën sundimin shovenist grek.
Këtij spektri të avancimit të shpejtë të çështjes së drejtë çame tani ju shtua edhe një aktivitet integrues dhe sensibilizues me faktorët ndërkombëtarë, përfaqësimi në aktivitetet e UNPO (Unreprezentativ Nation People Organization, me seli në Bruxel).
Ky aderim, do e bëj pjesë të ekipit që do i jap shtytje procesit të sinkronizimit të aktiviteteve politike dhe diplomatike ndërkombëtare drejtë zgjidhjes së çështjes së drejtë çame.
Në turnirin e futbollit të organizuar nga UNPO, Republika e Çamërisë u përfaqësua nga ekipi përfaqësues në futboll i Republikës së Çamërisë.
Është kjo ngjarja e parë e kësaj natyre dhe shkëndijë se Çamëria po faktorizohet në të drejtën e vet.
E rëndësisë indikative ishte pjesmarja e përfaqësuesit nga FIFA;
Komisioni përfaqësues i Parlamentit Europian për pakicat në Ballkan;
Përfaqësuesit e UNPO;
Përfaqësues politik të më se 110 shteteve anëtare të UNPO-s, ku përjashtim bënte Kosova me mosprezencë.
Ndeshjen e përcolli edhe i zgjedhuri lider i Çamëve z. Festim Lato dhe përfaqësuesi i Qeverisë çame për kulturë, rini dhe sporte, z. Arben Arkaxhiu.
Qeveria Çame, kishte ngritur po ashtu njē STENDË, ku nga një ekip profesionistësh të fushave e studiues të çështjes çame, shumëdimensionalisht u prezantua Çamëria.
Përmes shumë materialesh si fletëpalosje, broshura, libra autorial studiuesish eminent, foto nga bukuritë natyrore të Çamërisë dhe albume, prezantuan: Historikun e Çamërisë; Resurset humane e tokësore të Çamërisë; Kulturën çame; Mundësitë ekonomike dhe investive në turizëm, etj.
I një rëndësie të veçantë ishte historiku i rrugëtimit të çështjes çame drejt lirisë. Përmes Albumesh me foto dokumente u dëshmua gjenocidi grek mbi popullin çam, mbi një shekull e deri në ditët e sotme, të diskriminimit racist gjenocidial që bën Greqia mbi Çamët dhe Arvanitasit që jetojnë në trevat e tyre.
Po ashtu i një rëndësie të veçantë emocionale është fakti se KUPA u fitua nga përfaqësuesja e Çamërisë.

No automatic alt text available.No automatic alt text available.

Image may contain: one or more people, people playing sports, baseball and outdoorImage may contain: one or more people, sky and outdoorImage may contain: one or more people, people standing, sky, grass and outdoor

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *