Published On: 17 Maj, 2017

Fisnik Rugova kërcënon Bashkimin

  • Fisnik Rugova beson se Sigal Prishtina do zbresë sonte në parket me nëj lojë krejtësisht ndryshe si ajo në ndeshjen e parë ndaj Bashkimit.
Basketbollisti i Prishtinës, Fisnik Rugova, është i bindur se skuadra e tij sonte do të shënojë fitore në “Sezai Surroi” ndaj Bashkimit.Prishtinasit humbën ndeshjen e parë finale në shtëpi ndaj klubit nga Prizreni me dhjetë pikë diferencë, 66:76.

Qendra e Prishtinës, Fisnik Rugova, për KD ka thënë se është optimist për ndeshjen e dytë, që luhet sonte nga ora 19:00. Ai insiston se bardhekaltrit në asnjë mënyrë nuk do t’i përsërisin gabimet e ndeshjes së parë.

“Përfundimisht, në Prizren do të bëjmë një lojë shumë më të mirë dhe do të bëjmë të pamundurën që të kthehemi në Prishtinë me fitore, me të cilën do të barazonim serinë e ndeshjeve finale”, është shprehur Rugova.

“Jam i bindur se nuk do t’i përsëritim gabimet e ndeshjes së parë, pasi fitorja në ndeshjen e dytë është më se e domosdoshme, duke pasur parasysh se pas kupës e duam edhe titullin e kampionit”, shtoi më tej basketbollisti i Sigal Prishtinës.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...