Published On: 20 Maj, 2017

Filmat në të cilët aktorët bënë seks me të vërtetë

  • Këto skena të nxehta seksi në filma mund të duken nganjëherë aq të besueshme sa që shikuesit mbesin kureshtarë nëse aktorët bënë seks me të vërtetë apo jo.

Përderisa shumica e aktorëve e mohojnë se do të bëheshin intim në ekran me ndonjë bashkë-aktor, ka disa aktorë të cilët e kanë pranuar se skenat e seksit në film ishin të vërteta.

Këta janë filmat ku aktorët bënë me të vërtetë seks:

Caligula

Filmi ‘Caligula’ i viteve të 70’a raportohet të jetë filmi i parë me skena pornografike. Shumica e skenave të seksit nuk ishin të rreme – përfshirë skenat me seks oral. Filmi nuk ishte pritur mirë nga publiku dhe kritikët, transmeton Gazeta Express.

All About Anna

Ky është një film holandez nga Lars Von Trier që përshkruhet si një film rreth marrëdhënieve seksuale. Skenat e nxehta ndodhën me të vërtetë, gjë të cilën e pranuan edhe vetë prodhuesit e filmit. “Pa skenat e seksit, drama e filmit do të prishej. Kjo ishte një sfidë e veçantë e aktorëve të filmit, të cilët u desh të bënin seks të vërtetë para kamerave”, thuhet në qëndrimin e tyre zyrtar.

The Brown Bunny

Në “The Brown Bunny” aktorja Chloe Sevigny shihet qartë duke bërë seks oral me bashkë-aktorin Vincent Gallo në skenën e tyre të seksit.

Nymphomaniac

Lars Von Trier është i njohur për prodhimin e filmave ku përfshihet përdorimi i skenave të seksit. Thuhet se aktorët bënë me të vërtetë seks, për t’u stimuluar më mirë gjatë xhirimeve të skenave të seksit.

Little Ashes

Filmi i Robert Pattinson “Little Ashes” ka një skenë ku aktori pranon se ishte duke masturbuar. Ai e pranoi se e kënaqi vetëm për shkak se “mashtrimi thjeshtë nuk funksionon”.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...