Published On: 5 Gusht, 2017

Feyenoordi fitoi Superkupën e Holandës, Milot Rashica dështoi nga penaltia (Video)

  • Feyenoordi ka fituar Superkupën e Holandës, duke e mposhtur Vitessen e Milot Rashicës vetëm pas ekzekutimit të penaltive.

Feyenoordi ka fituar Superkupën e Holandës, pasi e mposhti Vitessen pas ekzekutimit të penaltive, derisa koha e rregullt dhe ajo shtesë përfundoi 1:1, shkruan Gazeta Express.

Nga 11 metërshat më i saktë u tregua Feyenoordi, që realizuan katër gola nga katër tentime, derisa Vitesse realizoi dy gola nga katër tentime.

Në mesin e lojtarëve që dështuan ishte edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica. Ai ekzekutoi penaltinë e dytë, menjëherë pasi Tim Matavz kishte dështuar në të parën.

Kështu, Rashica, që fitoi Kupën e Holandës edicionin e kaluar, dështoi të ngre në qiell një tjetër trofe me ekipin holandez. /Gazeta Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...