Published On: 6 Nëntor, 2016
Bota |

Fethullah Gülen: Jam i shqetësuar për mundësitë e një Lufte të Tretë Botërore

Kleriku mysliman, Fethullah Gylen, në një intervistë për agjencinë prestigjoze të lajmeve në Rusi, “Regnum” shpreh shqetësimet e tij për mundësitë e një Lufte të Tretë Botërore. Në intervistën e tij për “Regnum”, Gylen i është përgjigjur interesit të gazetarit për konfliktin në Siri, Lindjen e Mesme, Juglindjen dhe Anadollin e Turqisë, çështjen kurde dhe atë të ISIS.

“Dhe për Sirinë, duhet të mbizotërojë një qëndrim njerëzor dhe i ndërgjegjshëm dhe është e domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar të intensifikojë përpjekjet për zgjetjen zgjidhjeve diplomatike që do t’i jepnin fund konfliktit. Dhe në këtë çështje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një rol të rëndësishëm, ndërsa Rusia duhet të luajë një rol ekuilibrues. Është shumë e rëndësishme që të dy këto shtete të ulen në tryezën e dialogut dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje.“

Si e vlerësoni politikën e jashtme të Turqisë në Siri dhe Lindjen e Mesme dhe cili është vlerësimi juaj për të ardhmen e rajonit në prespektivën e marrëdhënieve Rusi-Turqi?- e pyeti gazetari.

Duke analizuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe ato në Turqi, i frikësohem një Lufte të Tretë Botërore. Sepse në kushtet kur çdo gjë shikohet si një mundësi për përfitime dhe në një botë ku këto përfitime nuk ndahen me të tjerët, atëherë është shumë e vështirë dhe pothuajse e pamundur që palët të kenë pikëpamje të njëjta për një çështje të caktuara apo të një pikë të përbashkët.

Konflikti në Siri fillimisht nisi si një lëvizje për demokratizim, një lëvizje në kërkim të garantimit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, por fatkeqësisht Siria, duke injoruar realitetin e aleancave dhe konjekturave ndërkombëtare, edhe si rrjedhojë e ndërhyrjeve nga jashtë, hyri në një rrugë pa krye.

Problemi nuk gjeti një zgjidhje të brendshme, ndaj dhe situata u përkeqësua dhe u gangrenizua akoma më shumë, për rrjedhojë problemi i një vendi me 20 milionë banorë, shumë shpejt u shndërrua një problem madhor për mbarë botën. Gjendja e refugjatëve, të detyruar që bashkë me gratë dhe fëmijët e tyre të braktisin shtëpitë e tyre për të shpëtuar kokën, problematikat dhe fatkeqësitë me të cilat po përballen që nga nisja e konfiktit, gjendja e tyre e mjerueshme në kampet e refugjatëve në vendet fqinje dhe në kufinjtë e europës është e dukshme…!

Pas gjithë këtyre zhvillimeve, është e domosdoshme që në planin afatshkurtër, pa qenë nevoja për zgjidhje të përsosura, t’i jepet fund menjëherë luftimeve dhe gjakderdhjeve në Siri dhe të shkohet drejt një zgjidhjeje politike, e cila i jep fund vuajtjeve të miliona njerëzve të pafajshëm, viktima të konfliktit të përgjakshëm disavjeçar. Dhe për këtë, duhet të mbizotërojë një qëndrim njerëzor dhe i ndërgjegjshëm dhe është e domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar të intensifikojë përpjekjet për zgjetjen zgjidhjeve diplomatike që do t’i jepnin fund konfliktit. Dhe në këtë çështje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një rol të rëndësishëm, ndërsa Rusia duhet të luajë një rol ekuilibrues. Është shumë e rëndësishme që të dy këto shtete të ulen në tryezën e dialogut dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...