Published On: 2 Gusht, 2017

Ferizaji nga 100 euro dhuratë për çdo nënë që lind fëmijë, ende propozim

  • Nënat që do të lindin prej vitit të ardhshëm do t’i gëzojnë 100 euro dhuratë nga komuna e Ferizajt.

Kështu të paktën tha kryesuesja e grave të Kuvendit Komunal, Hysnije Mustafa-Shamolli, e cila tregoi se tashmë këtë propozim-vendim kryetari i komunës e ka futur në draft-buxhetin e vitit 2018.

“Dje nga një takim me kryetarin erdhëm në përfundim që të fusim në kornizën afatmesme buxhetore një lloj stimulimi ose dhurate për secilin fëmijë që do të lind në periudhën 2018-2020. Do të jetë një dhuratë në vlerë 100 euro, që në gjendjen ekonomike që jemi aktualisht besojmë që kjo vlerë e plotëson sado pak nevojën e prindërve për fillimin e jetës së fëmijës së tyre”, tha Hysnije Mustafa-Shamolli.

Kjo kërkesë e grave asambliste, sipas Shamollit ka dy qëllime, të lehtësoj sado pak gjendjen ekonomike të prindërve që sjellin në jetë një foshnje si dhe rritjen e natalitetit.

“Ne sidomos që punojmë në arsim kemi vënë re që veç ka rënë nataliteti dukshëm. Në shumë shkolla klasët po shuhen sepse nuk ka fëmijë, nuk ka lindje të reja dhe nuk besoj që është në favor të asnjë shteti, e sidomos tek ne në Kosovë që na duhen njerëz. Kështu që ky vendim ndoshta do ta stimuloj këtë gjë, jo në masë të madhe por që do të ndikoj sado pak”, tha Shamolli.

Ky vendim që kryetari i komunës e ka futur në draft kornizën afatmesme buxhetore pritet të dalë edhe para këshilltarëve komunal, ku edhe do të vendoset a do të miratohet apo jo.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...