Published On: 27 Nëntor, 2016

Fenomeni Rama kalon oqeanin. “Hap kutitë ose largohu” vjen edhe në SHBA

Amerika si aleati i madh i Shqipërisë, do të zgjedh që të rinumërojë votat. Partia e gjelbër e pakënaqur me rezultatin (pasi ka bindje që janë vjedhur votat) kërkon që të hapen kutitë. Kërkesat e kësaj partie u dëgjuan nga komisioni i zgjedhjeve dhe  u aprovua duke bërë kështu qw disa kuti të rinumërohen. Ashtu si disa vite më parë, kryeministri i sotëm Edi Rama, pas zgjedhjeve ku doli i humbur kërkoi rinumërimin e votave.  Rama për shumë muaj më radhë kërkoi që të hapeshin kutitë ose të largohej kryeministri Sali Berisha. Nesër Amerika do të dëgjoj këshillën e Ramës, duke hapur kutitë për të rinumëruar votat. Por deklarata e Ramës kundër Trump , duket se ka ndikuar në zgjedhjen që bëri presidenti i sapo zgjedhur. Për inat të Ramës, ai pranoi që të hapen kutitë, një ëndërr që kryeministri e ka pasur gjithmonë në sirtar, por asnjëherë nuk e ka realizuar. “Hap kutitë ose largohu”, Trump për inat të botës pranoi që të hap kutitë dhe nuk do të largohet. Tani Amerika do të jetë një shembull, për tu mos u marrë shembull, pasi politikanët tanë me frazën “Ta bëjmë Shqipërinë si Amerika” do të kërkojnë të gjithë për të hapur kutitë, kur nuk janë dakord më rezultatin e zgjedhjeve. Trump hap kutitë, dhe vërtetoi botës se Amerika ty të do, që të të dojë edhe bota ty./standard.al

*Rubrika “Pikante” i trajton lajmet apo zhvillimet e ditës me pakëz sarkazëm, ironi e nota humori

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...