Published On: 14 Nëntor, 2016

Femrat serbe seks me shqiptarët për 30 euro dhe një palë xhinse

Gjendja e rëndë ekonomike në jug të Serbisë ka bërë që njerëzit të gjejnë mënyra të ndryshme mbijetese, madje femrat edhe duke shitur trupin e tyre për vetëm 10 euro.

Sipas mediave serbe, vajzat e reja serbe nga Vrajna po e shesin trupin e tyre te shqiptarët, për vetëm 10 euro apo një palë xhinse.

Gazeta serbe Kurir duke iu referuar një vajze me inicialet P. F. nga Vranja, shkruan se ajo me ndihmën e prindërve dhe miqve arriti të dalë nga ferri i prostitucionit. Por tani është duke kaluar trajtimin për varësinë ndaj drogës.

Për këtë ua hedh fajin shoqeve të shkollës të cilat i akuzon se e kanë futur në këtë biznes të pistë.
“Kanë parë se jam e dëshpëruar, pa asnjë monedhë, me xhinse të arnuara, me xhaketë të vjetër të nënës. Dinin gjithçka për mua dhe më joshën”, ka thënë ajo për gazetën serbe.

“Shokët më dërguan me taksi në Preshevë ku edhe pata marrëdhënie me një djalë të ri shqiptar, ku fitova 30 euro dhe një palë xhinse të reja”, tregon vajza duke shtuar se ishte kthyer në shtëpi shumë e lumtur.

Ajo thotë se është vetëm një nga shumë vajza që në këtë mënyrë përpiqen të fitojnë para.
Vajza me inicialet P.F. tregon se ka pasur shumë situata të rënda kur prindërit kanë kuptuar se vajzat e tyre po bëjnë këtë punë. Sipas saj ata kur kanë kuptuar se ato me javë të tëra nuk po shkonin në shkollë, kanë shkuar vet në Preshevë për t’i kthyer mbrapsht në shtëpi, shkruan Bota Sot.

Ndërsa në polici, gazetës Kurir i kanë thënë se prostitutat e mitura rekrutohen në shumë qytete, por Vranja prin për këtë, ngaqë është udhëkryq kryesor për në Kosovë, Maqedoni dhe Bullgari.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...