Published On: 25 Prill, 2017

Fëmija juaj po vjedh? Problem që shumë lehtë zgjidhet, e assesi nuk duhet të injorohet

Të qenit prind është një gjë e mrekullueshme! Por, të gjithë prindërit e dinë se nuk është gjë e lehtë fakti se kanë fëmijë.

Duhet shumë kohë, përpjekje dhe punë për të rritur fëmijë të edukuar mirë, dhe që adaptohen mirë në jetë.

Sidoqoftë, ndonjëherë fëmijët dinë të jenë edhe më problematikë, por çdo sjellje e tyre e ‘rrezikshme’ mund të zgjidhet me pak përkushtim.

Ndër këto probleme është edhe ‘vjedhja’ – problem të cilin mund ta kenë shumë fëmijë, por që mund të rregullohet.

Sipas ekspertëve, është e rëndësishme të qëndroni të qetë dhe, nëse fëmija juaj ka vjedhur diçka për herë të parë, është mirë t’i gjeni motivet dhe t’i shpjegoni se është gabim ajo çfarë kanë bërë. Pastaj kërkoni nga fëmija juaj ta rikthejë gjësendin e caktuar (apo ta paguaj) dhe t’i kërkojë falje pronarit.

Sidoqoftë, nëse problemi i vjedhjes vazhdon të ndodh vazhdimisht, është mirë që të kërkoni ndihmë nga ndonjë psikolog, përndryshe kjo mund të shndërrohet në shprehi më serioze.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...