Published On: 14 Qershor, 2017

Fatmir Limaj ende se ka një milion? (Nuk dihet se ku janë tretë pasuritë e “Shtabit milionerave”)

Kryetari i Nismës, ende duhet të punojë për ta bërë një milion, dhe t’ia kaloj Hajdar Beqës së PDK-së. Kështu Limaj, sipas formularëve në Antikorrupsion ende duhet të punojë për tu bërë zyrtarisht milioner, edhe pse nga publikimet në media, ai njihet si një nga komandantët më të pasur, të paktën sipas dokumentarit “Shtabi i milionerëve”.

Limaj ka një banesë të trashëguar në Prishtinë, 70 mijë euro, me 68 metra katror, që ndodhet në rrugën “Rexhep Luci”, ka 13 hektarë tokë, me gjasë nga privatizimi (nuk saktësohet origjina), që ai e vlerëson me 500 mijë euro, për dallim nga Hajdar Beqaj, që 4 hektarë i vlerësonte 300 mijë euro, dhe ka një shtëpi banimi, 250 mijë euro. Që të gjitha këto pasuri të cilësuara të përbashkëta, që bëjnë së bashku 820 mijë euro. Por, është ngushtë nga një kredi në vlerë prej 40 mijë euro, pavarësisht që nga rroga e deputetit ka marrë në vitin 2017 mbi 16.500 euro, ndërsa bashkëshortja e tij që punon në kompaninë e sigurimeve Sigal ka marrë 5.400 euro brenda vitit. SHQIPTARI.eu

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...