Published On: 10 Nëntor, 2016

Fati i Kosovës sërish në duar të mërgatës


Pa një rizgjim politik të mërgatës sonë, pa një strukturim politik të saj, e pa mbështetje të fuqishme prej saj, Kosova do ta ketë tepër të vështirë, për të mos thënë të pamundur, që ta heq qafe këtë pushtet fashist.

Dr. Sadri RAMABAJA

Prishtinë, 10 nëntor – Kosovën e viteve nëntëdhjeta (1989-1998) e vuri në “gjumë” e ashtuquajtura elitë institucionaliste (LDK), duket qartë se segmente të saj janë instruktuar fuqishëm nga UDB-ja. Nën drejtimin e saj, Serbia kishte arritur ta “paqësoi” Kosovën si asnjëherë më parë. Por, më e keqja, brenda atyre viteve, ishte dëmtuar rënd shpirti kryengritës dhe vetë qenia etnopsikologjike shqiptare, madje si asnjëherë më parë.

U dashtë të ngritej në këmbë mërgata jonë në Perëndim (para së gjithash në Zvicër dhe Gjermani) dhe të krijohej UÇK-ja, që të përmbysej ky rend poshtrues.

Kosovën e pasluftës e qeverisë, respektivisht e sundon, regjimi i PDK&LDK-së me metoda fashiste.

Parimet e demokracisë janë shkelur e përmbysur që në start.

Sërish shpirti kryengritës për ndërtimin e një shoqërie të lirë e demokratike, kësaj radhe jo vetëm me ndihmën e UDB-së, është topitur keq.

Përpjekjet titanike të VV për ta mbajtur në jeët këtë shpirt  nuk po gjejnë mbështetjen e duhur, ashtu siç nuk e gjente UÇK-ja para aktit të pashembullt të Adem jasharit me familje.

Trandja e mendjes së somnabulosur filloi në Kosovë atëbotë tek pas rënies së pashembullt të jasharajve. Në fakt, pas marsit të 1998 Kombi u zgjua si nga kllapia.  A do të ndodhë diçka e ngajshme tashti pas rastit të heroit të demokracisë, Astrit Deharit? Mbetet të shihet.

Makutëria e një kategoria ka arritur pikën kulminante, ndërkaq kolaborimi me strukturat e jashtme krejtësisht antishqiptare, ka kulmuar me ardhjen në krye të Republikës të dy marionetave të shërbimeve të huaja, presidentit dhe kryeministrit.

E ardhmja e Republikës është vënë seriozisht në pikëpyetje.

Pa një rizgjim politik të mërgatës sonë (sërish në Europë dhe sërish në Zvicër, Gjermani e Skandinavi), pa ngritjen në këmbë të eshtrave të dëshmorëve të Batalionit ATLANTIKU,  pa një strukturim politik rë kësaj mërgate, e pa mbështetje të fuqishme prej saj, Kosova do ta ketë tepër të vështirë, për të mos thënë të pamundur, që ta heq qafe këtë pushtet fashist.

Krijesat e ashtuquajtura apartiake që po i krijon SHIK-u nëdrkohë, nuk janë asgjë tjetër vetëm kopja e LDK-së së viteve të nëntëdhjeta që për qëllim ka mbajtjen nën kontroll të zgjimit eruptiv të mërgatës.

Përvoja politike që ka një pjesë e mërgatës duke qenë pjesë e strukturave politike parlamentare në Perendim, eksperienca profesionale dhe shpirti i shlirë e i brumosur me vlerat më progresive të demokracisë, i mungojnë Kosovës.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...