Published On: 12 Shtator, 2017

Fati i kësaj qeverie është në duar të opozitës

Ish-kryeministri Isa Mustafa thotë se Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj mund të rrëzohet ende pa mbush 100 ditë punë. Thotë se një qeveri të votuar me 61 vota, opozita mund ta rrëzojë kur të dojë.

“Unë konsideroj se kjo është një qeveri të cilën ne e rrëzojmë çdo ditë, kur të dojmë e rrëzojmë. Nuk është problem por kërkojmë që të krijohen rrethana që të mos mbajmë zgjedhje çdo ditë sepse për me e rrëzu një qeveri të tillë s’është asnjë problem”, tha Mustafa në Rubikon të KTV’së.

Thekson se fati i qeverisë së udhëhequr nga lideri i AAK’së është në duar të opozitës.

“Fati është në duar të opozitës tani sepse është një qeveri e cila është totalisht e paqëndrueshme mbi bazën e votave”, theksoi Mustafa.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...