Published On: 1 Gusht, 2017

Fati dhe Zoti ishin në anën time dhe unë sot jam gjallë

(Në foto Ruzhdi Shaqiri)

Të nderuar qytetarë, i lus të gjithë  ata që kanë fakte dhe kanë qenë të tmerruar nga grupi kriminel i Ruzhdi Shaqirit, që këtë grup t’a denoncojnë në Prokurorinë e Kosovës dhe EULEX-it.

 

Ruzhdi Shaqiri me grupin e tij, me datën 19.10 .2001, në një prit të organizuar mirë dhe që kishin qenë  të paguar mirë, me qindra e mijëra marka (DM), m’i kanë vra dy shokë ; gazetarin e gazetës ” Bota Sot”, Bekim Kastratin, Besim Dajakun dhe mua (Gani Gecin) më kanë plagosen rëndë. Ky grup paguhej nga kriminelë dhe politikanë prej vitit 1999 që të vriste oponentët politik, anëtarët e devotshëm të LDK-së të presidentit Rugova. Se kush ishin ata që paguan këtë grup i dinë Prokuroria e Kosovës bashkë me Prokurorinë e e EULEX -it . Edhe ne kemi lexuar në gazeta këto ditët e fundit për këtë grup dhe mua gjerat po më lidhen dhe qartësohen plotësisht .

Por, fatkeqësisht, këta financues, të këtyre grupeve kriminale, ende janë me ndikim në politiken e Kosovës. Prokuroria e EULEX – it,  së fundmi ka ngritur aktakuzë për një grup kriminel që udhëheqej nga Agron Sylejmani derisa ishte gjallë dhe më vonë nga  Ruzhdi Shaqiri. Pra, pas vrasjes së Agron Sylejmanit, grupin e udhëhiqte Ruzhdi Shaqiri.  Personi X,  që permendet ne deklaratën e Shkumbin Mehmetit, të bërë publike në media, ishte Ruzhdi Shaqiri,  por Shkumbini e përmend vetem si ” X “, si të pa njuhur për arsye se Ruzhdi Shaqiri kishte fuqi t’a vriste edhe në burg Shkumbin Mehmetin. Prandaj, në vitin 2012, Ruzhdi Shaqiri ishte shefi i kriminelëve e Shkumbin Mehmeti nuk ka guxuar ta përmend me emër, sepse e rezikonte jeten e vet edhe brenda burgut. Shkumbini mua ne vitin 2010,  përmes vëllait të tij,  ma ka shkruar një letër, të cilën letër, vetëm ma ka dhënë ta lexoj dhe unë emrat që i ka permend në atë letër, qysh atëherë ia kam dërguar Policisë së EULEX-it, si të dyshuar për rastin e vrasjes së shokëve të mijë.

Shkumbini në atë letër më kishte shkruar kështu, «  në rastin e shokëve tu, unë  nuk kam marrë pjesë, sepse kam qenë duke punuar në Polici, por ma vonë, këta kanë treguar gjatë kohës kur ishim bashkë dhe flisnim për rastet e ndryshme ». Ndersa,   kush ishin personat tjerë me emra të grupit tjetër kriminel, keni pas rastin t’i lexoni në mjetet e informimit gjatë arrestimeve të fundit që u bënë në Gjermani edhe në Podujevë. Nga Gjermania u ekstradua në Kosovë, Faik Shaqiri, kushëri i Ruzhdi Shaqirit që janë të dytë të fshatit Baks dhe gjyshërit i kanë vëllezër. Edhe me datën,  04.08.2014 kur më ndodhi rasti, Ruzhdi Shaqiri ishte prapë i shtyrë nga politika kriminele që kishin ndikim në polici dhe ne gjyqësor dhe të cilët e mbronin Ruzhdi Shaqirin të mos burgosej bashkë me grupin e tij, duke i premtuar Ruzhdi Shaqirit se do ta lironin nga të gjitha veprat e kryera kriminele dhe do ta bëninë milioner dhe pronarë legjitim të shumë pronave, nëse e vret Gani Gecin. Se për cilat prona ka qen fjala, po shihet tash në gjykimin e grupit të Ruzhdi Shaqirit për rastin e Fushë Kosovës.

Fati dhe Zoti ishin në anën time dhe unë sot jam gjallë.

 

Të nderuar qytetar grupet politike kriminele edhe në vitin viti 2014,  sa shkova në burg më kërcënuan me vdekje, letrat kërcënuese i ka Prokuroria e Mitrovicës dhe unë përsonalisht kam kërkuar hetim nga kryeprokurori i Mitrovicës, por  nuk është bërë kurrë ndonjë hetim për atë rast.

 

Në vitin 2015 gjatë kohës sa isha në arrest shtëpiak i kishin premtuar 1 milion € një të burgosuri në Dubravë,  që të ik nga burgu dhe gjatë kohës sa do të ishte në arrati të vinte në shtëpinë tonë si mik i yni, sepse na e njihnim baban e tij dhe ky i burgosur mbante korospodencë nga burgu edhe me një vëlla tonin, pra kishte mundësi që të vinte edhe në shtëpin tonë dhe të më vriste. Ishte fat apo fatkeqësia e tij,  sepse ai u dergua në burgun e Pejës për te ikur më lehtë, por duke tentuar te ikë,  kishte kërcyer nga një lartësi e madhe dhe i kishte pas thyer dy kambët . Kët raste, tash para ca muajsh ma ka treguar një i burgosur nga Shqipëria që ishte në një dhomë me këtë burgosuri kosovar nëburgun e Pejes.  Ndërsa, ky kosovari ia kishte spjeguar planin, pse duhej të ikte nga burgu dhe çfarë duhejtë bënte për të fituar 1 milion eeuro për vrasjen time. Se a do të më vriste ky i burgosur kosovar dhe a do të më vrasin këta në të ardhmen veç Zoti e di!

 

Arsyeja pse donin të më vrisnin ishte, se grupet kriminele politike propagandonin rrejshëm sikur gjatë luftës ashtu edhe pas luftës, sikur edhe tash që po propagandojnë se gjoja unë punoj për EULEX –in,  për Amerikën,  për Gjermaninë e tash së fundmi po propagandojnë se gjoja unë punoj për Gjykaten Speciale. Këta faqezinj,  nuk kanë lanë gjë të poshtër pa propagandua kundër meje. Madje,  te UNMIK-u dhe te francezët qe i kanë pasur miq kanë bërë propagandë se unë gjoja shes fëmijë në Itali. Për këtë gjë,  dy vjet jam përgjuar e hetuar nga UNMIKU e KFORI nga lojërat e pista të tyre. Kohë të gjatë,  kam kërkuar dhe kam zbuluar se ky grup m’i ka vrarë shokët, prandaj  i kam denoncuar në polici e prokurori.

 

Qysh në vitin 2009 e kam zbuluar edhe kush e ka bërë pagesën për vrasjen time, por zbulimin për pagesën e kam bërë saktë vetëm në vitin 2015 dhe e kam denoncuar në polici dhe prokurori.

Lus të gjthë qytetarët që ishin në tmerr nga këto grupe vrastare dhe që mblidhnin haraq nga bizneset e Kosovës, vrisnin, maltretonin, kercnonin , kindaponin jepnin pare me fajde, nxrrnin borxhe duke ua marr 50% të parave,  lajmëroni rastet e juaja te organet e Prokuroris së Kosovës dhe të EULEX – it.

Për një denoncim, lus pronarin e “Hotel Baci”, për hir të së vërtetës dhe vetëm të vërtetës, t’a tregojë tmerrin që ka pasur nga ky grup.

Lus burrin e Shkurte Fejzës, për hir të se vërtetës të dhe vetëm të vërtetën, të tregojë  tmerrin disa vjeçar që ia ka shkatuar ky grup.

Lus Sami Lushtakun,  për hir te së vërtetës dhe vetëm të vërtetës,  t’i tregojë opinionit, pse në vitin 2000, 2001 dhe 2002 kishte angazhuar Garden e Kosovës për t’u mbrojtur nga ky gryp. Lus te gjithë të tjerët që për hir të së vërtetës t’a tregojn tmerrin që kanë pasur nga ky grup.

 

Lus policin e Kosovës me emrin Murat që ka punuar bashkë me policin amerikan Bill Kriger, për të zbuluar se kush e kreu atentati kunder meje dhe shokve te mijë,  të tregoj (Murati) kush deshi ta vriste dhe pse krejt këto histori lidhen me të njëjtit emra dhe me rastin tim.

Lus anesteziologun e QKUK-s dhe mjekët që kanë qenë me të në zyrë, të cilët tri javë para se me ndodh rasti mua në viti 2014,  çka iu ka thënë Ruzhdi Shaqiri për mua!

Tregone të vërtetën jo për mua por për hir të Zotit dhe të vërtetës.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...