Published On: 10 Korrik, 2017

Familjarët e luftëtarëve të Kumanovës: Lironi djemtë tanë, se s’ka forcë shteti, ushtrie e policie që na ndalon

 

  • Çfarë jeni duke menduar bre?

Na i vratë dhjetë djem dhe na i burgosët 38, e ju mendoni se na për hatër ua falim, e i gjuajtëm djemtë tanë në varre, e kemi djem, mu lan mu kalbë nëpër kazematet sllave, apo?

Jo, jo s’ka ditë që si vajtojmë, jo pse u vrajtën për Iliridë, por për tradhtinë i qajmë, e maltretimet çnjerëzore që ua bani qe dy vite….!

Për atdhe i japim edhe të fundit, por tradhtinë se falim, se s’na e lejon zakoni, e ju në vend që të na ndihmoni për drejtësi, ju doni edhe shokët në burg ti dënoni me burg të përjetshëm e nga 15 e 20 vite burg.

Jo, jo se këtë s’ua falë as Zoti e as robi.

O Ali Ahmeti ngrite zërin e qu në këmbë se këta djem janë ata që luftuan në 2001 e fal tyre je aty ku je, meritë e tyre o Ali Ahmeti…

Nëse ti si ke dërgu në Kumanovë, ti i ke tradhëtu e dorëzu para policisë maqedone çlirimtarët e 2001-shit, ëështë e vërtetë.

Pse si le tëe vriten si burrat bile, por po iI vrasin çdo ditë.

Nuk ju ke shku as në gjyq si dëshmitar, këtë s’mund ta mohoni.

Por, tregoje veten tash s’paku se e dimë që mundesh sepse e ke koalicionin e qeverinë në dorë, e mos lejo të të dënohen ushtarët e lirisë, liroi edhe ata që po kalben burgjeve sllave mbas lufte, përndryshe jemi të gatshëm të marrim hak, e sytë na u kanë qorru e nuk shohim më ku e kënd, se qe dy vite keni luajtur me dhimbjen tonë.

Plaga ende dhemb, e ende eshtrat  djemvëe tonë s’ju kanë kalbur.

Hapeni sytë e të fala Artan Grubit e Zaevit, e lironi djemtë ose më mirë mbyllne kufirin se s’ka forcë që na ndalon, as nuk njohim më shtet, ushtarë, policë a civilë.

Boll më, na i lironi 38 djemtë tanë se i kemi amanet nga Mirsadi, Begu, Xhaferi, Arbeni, Hyseni, Fatlumi, Turgaji, Samidi, Nysreti e Valoni….

Familjarët e të vrarëve dhe të burgosurve / SHQIPTARI.eu

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...