Kosova

Familjarët e Ismail Morinës kërcënojnë me vetëflijim

Pas protestave të shumta përpara Kryeministrisë, Ministrisë së Jashtme dhe ambasadës kroate për rrëzimin e vendimit të gjykatës kroate për të ekstraduar Ismail Morinën në Serbi, kanë reaguar dhe familjarët e tij.

Nëna e Ismailit, Hyrija mësohet të jetë shprehur: Më mirë im bir i vdekur në Shqipëri, se sa t’ju dorëzohet serbëve i gjallë”.

Më herët reagoi dhe vëllai i tij, Xhevahiri,i cili i kërkoi shtetit që të bllokojë ekstradimin, pasi nëse do të ndodhte diçka e tillë, atëherë do të vetëflijoheshin.

“Shteti të ndërhyjë për të bllokuar ekstradimin. Nëse Ismaili ekstradohet ne do të vetëflijohemi. Ky është një vendim i prerë,” tha ai, raporton BW.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *