Debate Lajmi Levizes

Familja Rugova nuk e fal përbuzjen e Albin Kurtit për Rugovën (Video)

  • Të gjithë presin Teuta Rugovën. Në fakt pritet të qartësohet nëse ajo do ta votojë ose jo kandidatin për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinajn. Por, deri më tani, nuk u përmend mundësia e tërheqjes së saj nga pozita e deputetes që e siguroi në zgjedhjet e 11 qershorit.

Adriatik Kelmendi, autor i emisionit Rubikon, ka treguar se ka pasur një takim privat me deputeten e zgjedhur të LDK’së, Teuta Rugova, pas ‘ditës së saj’, kur i gjithë vendi fliste se kah do të shkonte vota e saj.

Kelmendi ka thënë se ky takim ishte zhvilluar me qellim të realizimit të një interviste me të, ndërsa ka bërë të ditur se çfarë i kishte thënë ajo lidhur me votën e saj në ditën kur në Kuvend do të votohet për krijimin e Qeverisë, që fillimisht mandatari do të jetë Haradinaj.

Të votojë pro formimit të qeverisë nga Haradinaj ose të mbajë qëndrim të njëjtë me partinë e saj kundrejt PAN’it, nuk janë opsionet e vetme që Teuta Rugova ka para vetës, thotë Kelmendi.

Ai, pas bisedës private me Teutën, opsion real e sheh edhe tërheqjen e tërësishme të Rugovës nga pozita e deputetes.

Për më shumë, ndiqeni intervistën me Adriatik Kelmendin:

 

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *