Published On: 23 Tetor, 2016

Familja e luti Churchillin që të mos bëhej mysliman

Familja e Sir Winston Churchillit e kishte lutur atë që të “luftonte kundër” dëshirës që të konvertohej në fenë islame, thuhej në një letër të zbuluar së fundmi.

Kryeministri i cili i priu Britanisë së Madhe në fitoren në Luftën e Dytë Botërore ishte i dhënë pas fesë islame dhe kulturës orientale sa që familja i kishte shkruar për ta bindur që të mos bëhej mysliman, shkruan The Independent.

Në një letër muajit gusht 1907 kunata e Churchillit i kishte shkruar: Të lutem mos u konverto në islam; e kam vërejtur tendencën tënde ndaj orientalizmit, tendenca të Pashave, seriozisht kështu mendoj”.

“Nëse vjen në kontakt me islamin konvertimi yt nuk do të jetë edhe aq i lehtë sa mendon, thirrje për gjak, e di se çfarë dua të them, lufto kundër tij”, shkruan më tej kunata e tij.

Letra e zbuluar nga hulumtuesi i Cambridge University, Warren Dockter, ishte shkruar nga Lady Gwendoline Bertie, e cila më vonë u martua me vëllanë e Churchillit, Jackun.

“Churchilli nuk e ka marrë seriozisht konvertimin”, ka thënë Dockter për The Independent. “Ai ishte pak a shumë ateist në atë kohë. Ai ishte i mahnitur me kulturën islame e cila ishte e zakonshme te shkrimtarët Viktorian”.

Churchilli kishte mundësi që të analizonte shoqërinë islame kur shërbeu si oficer në ushtrinë britanike në Sudan, transmeton Koha.net. Në letrën që ia kishte shkruar Lady Lytton në vitin 1907 Churchill kishte thënë se do të donte të ishte një Pashë, rang në Perandorinë Otomane.

Ai madje kishte veshur rroba arabe privatisht – një entuziazëm që e kishte ndarë me shokun e tij të ngushtë, poetin Wilfrid S. Blunt. Por Dockter mendon se familja e Churchillit asnjëherë nuk ishte shqetësuar me interesin e tij në islam.

“[Lady Gwndoline Bertie] do të brengosej sepse Churchill u largua në një turne afrikan dhe do ta dinte se ai po takohej me Wilfrid S. Blunt, që ishte një përkrahës i arabëve, anti-imperialist dhe poet. Ata dy ishin miq dhe visheshin si arabë në ahengjet e shthurura të Bluntit dhe rrallë herë pajtoheshin për një gjë”, thotë hulumtuesi.

Në vitin 1940, kur Churchilli po i printe Britanisë në luftën kundër Gjermanisë naziste, ai përkrahu planet për të ndërtuar atë që u bë Xhamia Qendrore e Londrës në Regent’s Park. Për këtë qëllim ai dha 100 mijë funte – me shpresë se do të fitonte përkrahjen e shteteve arabe në Luftën e Dytë Botërore.

Ai më vonë në Parlamentin e Britanisë së Madhe kishte thënë se “shumë miq në vendet myslimane” kishin shprehur mirënjohjen e tyre për këtë “dhuratë”, transmeton Koha.net.

Por derisa kishte shprehur admirimin e tij për islamin, Churchill kishte edhe kritika për të.

“Fakti se ligji Mohammedan thotë se çdo grua duhet t’i përkas një mashkulli si pronë absolute e tij, qoftë si fëmijë apo grua, duhet të vonojë zhdukjen përfundimtare të skllavërisë derisa besimi në islam ka treguar se ka fuqi të madhe në mesin e burrave”, kishte shkruar Churchill në librin e tij “The River War” të vitit 1899.

“Myslimanët mund të kenë kualitete të shkëlqyera, por ndikimi i fesë paralizon zhvillimin social të atyre që i shkojnë pas. Nuk ekziston asnjë forcë e madhe reaksionare në botë. Larg nga agonia, Mohammedanizmi është besim militant”.

Dockter, i cili i ndihmoi Boris Johnsonit në librin e tij për Churchillin, zbuloi letrën derisa po hulumtonte për librin e tij të ardhshëm “Winston Churchill and the Islamic World: Orientalism, Empire and Diplomacy in the Middle East”.

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. agron thotë:

    EDHE hOMERIN E KISHIN LUT ME U BO MUSLIMAN POR NUK KISH DASHTE, EDHE sPARTAKUSIN, EDHE mUHAMEDI KISH REFUZUE NE FILLIM…POR KUR E RREHEN EDHE JA VRAJTEN FAMILJEN mUHAMEDI THA PO PO BOHNA MISLIMAN

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...