Published On: 22 Nëntor, 2016

Familja Dehari kushtëzon: Pa dhënë dorëheqje Dhurata Hoxha dhe Skender Hyseni nuk pranojmë hetime ndërkombëtare!

Prindërit e Astrit Deharit, anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, kanë thënë se nuk do të pranojnë hetime ndërkombëtare për zbardhjen e vdekjes së djalit të tyre, Astritit.

Deklaratë për mediet lidhur me përpjekjet e Ministres së Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha, për një hetim të pavarur ndërkombëtar për vdekjen e djalit tonë Astrit Dehari në Burgun e Prizrenit

Nga mediet mësuam se Ministrja e Drejtësisë, znj.Dhurata Hoxha, i është drejtuar ambasadorit britanik z.Ruairi O’Connell, me kërkesë për një hetim të pavarur të vdekjes së djalit tonë Astritit, me arsyetimin se pjesë të caktuara të opinionit publik kanë shprehur dyshime sa u përket integritetit dhe paanësisë së procesit hetues.

Së pari, Ministrja Hoxha nuk u mor me kërkesën tonë si familje për hetim të pavarur, por vetë ajo bëri kërkesë. Pra, nuk është se ajo po bëhej gati të jepte leje për ne, por e inicoi kërkesën pa kurrfarë konsultimi me ne. Së dyti, nuk është se vetëm pjesë të caktuara të opinionit publik kanë shprehur dyshime për hetimin e deritanishëm, por të gjithë qytetarët e panë publikisht deklaratën e rrejshme të komandantit të policisë nga Prizreni, z. Nexhmi Krasniqi, për shkakun e vdekjes së Astritit, rrjedhjen e provave në televizione publike si dhe paragjykimin e kryeprokurorit Sylë Hoxha për shkaktarin e vdekjes së Astritit pa u kryer hetimet.

Kërkesa e Ministres së Drejtësisë znj. Dhurata Hoxha është pranim i saj për papërgjegjësinë dhe për paaftësinë e kësaj qeverie dhe të institucioneve shtetërore për ta zbardhur rastin e zbuluar shkaktarin e vdekjes së djalit tonë. Kjo kërkesë do të kishte kuptim vetëm nëse njëkohësisht znj. Dhurata Hoxha dhe kolegu i saj, Ministri i Punëve të Brendshme z. Skënder Hyseni japin dorëheqje menjëherë. Paralelisht me këtë duhet të ndërpriten hetimet aktuale që po i udhëheqin prokurorët Metush Biraj e Sylë Hoxha. Nga publikimet e kohëve të fundit morëm vesh se këta dy prokurorë i lidh me konflikt interesi vëllau i kryeprokurorit, z. Elez Hoxha, i dënuar me katër vjet burg për korrupsionit.

Pa dorëheqje të këtyre dy ministrave dhe pa ndërprerjen e hetimeve aktuale ne si familje Dehari nuk pajtohemi për hetime ndërkombëtare, përkundër vlerësimit të lartë që kemi dhe reputacionit të lartë që ka Scotland Yard.

Avni dhe Xhemile Dehari

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...