Published On: 25 Tetor, 2016

Fadil Demaku jep dorëheqje nga pozita e deputetit

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ku është konfirmuar dënimi që ka dhënë Gjykata Themelore e Mitrovicës më 15 maj të vitit 2015 ndaj të akuzuarave në rastin e njohur si “Drenica II”, sot deputeti i PDK-së, Fadil Demaku ka njoftuar për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.

Demaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se vendimi i Gjykatës është krejtësisht i montuar nga misioni EULEX, e skandaloz, që është marrë pa asnjë fakt, në kundërshtim me të gjitha normat juridike të drejtësisë.

Shkrimi i plotë i Demakut:

 Të nderuar miq dhe qytetarë, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit, më saktësisht misionit EULEX për të na dënuar, gjoja për krime lufte në një proces krejtësisht të montuar, skandaloz pa asnjë fakt të vetëm, kundër të gjitha normave juridike të drejtësisë dhe të motivuar në forma të ndryshme edhe prej shumë qarqeve të caktuara, të cilat nuk mund ta ndryshonin votën e lirë të qytetareve për ne.

Sot kam dhënë dorëheqja nga pozita e deputetit në Parlamentin e Kosovës.

Dua të falënderoj me krejt qenien time të gjithë ata që me votuan për dy mandate si deputet në Parlamentin e Kosovës. Dua të falënderoj të gjithë ata që na përkrahin në të drejtën tonë të padiskutueshme.

Lufta e UÇK-së është vlera jonë më e madhe kombëtare, duke rezultuar edhe me bërjen e shtetit tonë. Jam krenarë që isha pjesë e saj me gjithë familjen time.

 Të sakrifikosh për atdhe kur është i robëruar është detyrë e çdo qytetari të ndershëm edhe pse është mision tejet i vështirë.

Askush nuk do arrijë të kontestojë vlerat dhe idealet e UÇK-së përmes inskenimeve të tilla dhe shfrytëzimit të gjykatave misionare pa asnjë llogaridhënie, e që abuzojnë me drejtësinë.

Besimi i qytetareve ndaj nesh është me i fortë se çdo inskenim i çfarëdo lloji qoftë.

Koha do të jetë dëshmitar i pathyeshëm i veprimeve të çdonjërit prej nesh. Pavarësisht të gjithave, e vërteta dhe e drejta do të ngadhënjejë. /Telegrafi/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...