Published On: 22 Nëntor, 2016

Faceboook rrit prezencën në Britani

Facebook thotë se do të zgjerojë praninë e saj në Mbretërinë e Bashkuar me 50% në 2017, duke iu bashuar kompanisë amerikane të teknologjisë Google, për të rritur investimet në Britani, pavarësisht votës për tu larguar nga Bashkimi Europian.

Rrjeti social thotë se do të punësojë 500 persona, duke iu shtuar një mijë të tillëve që punojnë në Britani, teksa planifikon të hapë një zyrë të re në Londër vitin e ardhshëm.

Para referendumit të Brexit në qershor, kompanitë pro qëndrimit në vend paralajmëronin se një sërë kompanish ndërkombëtare do të reduktonin prezencën e tyre nëse Britani tërhiqej nga BE, duke e bërë një vend më pak tërheqës për investime, raporton Reuters, shkruan Top Channel.
Por këtë të hënë Facebook është shprehur se nuk është rasti. “Mbretëria e Bashkuar mbetet një nga vendet më të mira për të qënë një kompani teknologjie, dhe është pjesë e rëndësishme e historisë së Facebook”, tha zv. Presidenti i kompanisë për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, Nicola Mendelhson në një konferencë.

Zgjerimi i Facebook vjen pasi Google me kompaninë Alphabet tha më herët se do të investonte në mijëra ekstrainxhinierë si pjesë e lëvizjes së saj në një godinë të re në Londër.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...