Published On: 15 Nëntor, 2016

Facebook nën akuzë për fitoren e Trump

Fitorja e Donald Trump në SHBA ka hapur një debat të madh planetar: A ishte Facebook fajtor për zgjedhjen që bënë amerikanët? Lapsi.al e ka ndjekur me vëmendje këtë polemikë dhe po sjell sot argumentat që përcillte një artikull investigativ i gazetës “Le Monde”.

Vetë Trump, një një intervistë në 13 nëntor, e gjeti një nga arsyet e triumfit të tij tek rrejtet sociale. Kandidati republikan i kishte 95% të mediave të mëdha kundër tij, por ai deklaroi se megjithëse demokratët i harxhuan paratë lumë, “rrjetet sociale janë më të fuqishme se gjithë paratë që ata derdhën”. Lapsi.al po tenton të shpjegojë se si ka ndodhur ky fenomen i ri në garën elektorale të fuqisë më të madhe të botës.

Akuza e parë ndaj Facebook, është përhapja e të famshmeve “hoax”, pra informacioneve të rreme me qëllime politike. Këto lloj lajmesh të pavërteta kanë arritur të lexohen nga një numur i konsiderueshëm amerikanësh, të cilët në 40% të tyre informohen nga Facebook. Kështu përshembull, një artikull krejtësisht halucinant se Papa Francesku mbështet Trampin ka marrë 860 mijë “share”.

Akuza e dytë ka të bëjë me politikat e shpërndarjes së informacionit nga rrjeti social. Sipas tyre, ai krijon të ashtuquajturin “efekti kafaz”. Një përdorues i rregullt i facebookut, sipas një algoritmi që e disponon vetëm kjo kompani, u dërgon përdoruesve lajmet për të cilat ata janë më të interesuar. Kështu, nëse një simpatizant i Trump kishte lexuar më parë lajme me përmbajtje ultrakonservatore, facebook do të vazhdonte ta bombardonte atë me informacione të së njëjtës natyrë. Kjo krijon “ekektin kafaz”, që nuk lejon dialogun dhe ballafaqimin me idetë dhe njerëzit që mendojnë ndryshe.

Lapsi.al ka konsultuar edhe një artikull të Wall Street Journal që bënte pikërisht krahasimin se çfarë shikojnë simpatizantët demokratë dhe çfarë ata republikanë. Dhe demokratët, me atë informacion që kanë marrë nga Facebooku, as nuk e kanë parandjerë fitoren e kundërshtarit. Ndoshta me këtë mund të shpjegohet edhe mobilizimi i tyre i pakët gjatë ditës së zgjedhjeve.

Natyrish e gjithë kjo zhurmë mediatike e ka detyruar të flasë edhe vetë shpikësin e Facebook, Mark Zuckerberg, i cili ka mbrojtur idenë e përhershme se Facebook nuk është një media por një platformë. Kompania e tij e ka hedhur poshtë akuzën për krijimin e “kafazëve të mbyllur” duke thënë se nuk është ajo që u çon përdoruesve lajmet që ata duan. Rrjetet sociale funksionojnë sipas parimit të jetës së përditshme dhe aty njerëzit shpërndajnë më shumë lajmet të cilat u shkojnë për shtat, ka qenë qëndrimi i kompanisë.

Edhe lidhur me “hoax”, pra lajmet e rreme politike, Facebooku pretendon se përdoruesit shohin fare pak informacione të tilla, ndaj ato nuk mund të kenë ndikim.

Por pavarësisht nga këto argumente, Mark Zuckerberg, është detyruar ta pranojë vetë në postimin e tij të fundit: “Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm me idenë se mund të bëhemi vetë arbitra të së vërtetës”. /lapsi.al/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...