Published On: 21 Prill, 2017

Eurot e kanabisit të shitur në Europë, `përmbytin` tregun, zhvlerësohet euro

Euro, monedha e përbashkët europiane vazhdon të zhvlerësohet me shpejtësi në tregun financia shqiptar, duke shënuar sot nivelin më të ulët të këmbimit për vitin 2017. Një euro këmbehej sot me 134.93 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Ekspertët e tregut japin si arsye të  zhvlerësimit të euros kërkesën e lartë për lek, si dhe një mbi ofertë të madhe të valutës në tregun vendas.  Ndërkohë që si arsye të mbiofertës ata thonë, se përveç aktivitetit normal dhe ligjor brenda dhe jashtë vendit (remitancat e emigrantëve) ka ndikuar edhe aktiviteti kriminal që po qarkullon së fundmi shuma të mëdha. Këtë arsye të fundit, ekspertët e lidhin me sasinë jashtëzakonisht të madhe të euros që po hyn në vendin tonë, pas shitjes së qindra tonelatave të hashashit të mbjellë vitin e kaluar, nëpër Europë.

Vetëm pak ditë më parë gazetari Artan Hoxha deklaroi në studion e lajmeve në News 24, se pavarësisht kapjeve të mëdha që janë bërë brenda vendit dhe jashtë, sërish çmimi i kanabisit nuk po rritet. Kjo tregon se pavarësisht kapjeve në sasi të mëdha nga organet ligj-zbatuese shqiptare dhe të huaja, sasi që përfundon në tregjet Europiane është ende shumë e madhe.

Që nga shpërthimi i mbjelljes dhe trafikimit galopant të kanabisit shqiptar, monedha e përbashkët europiane vetëm zhvlerësohet në tregun vendas. Në të njëjtën datë, një vit më parë 1 euro këmbehej me 3.2 lekë më shumë se sot.  Niveli më i ulët i euros u shënua në 22 dhjetor, ku euro blihej me 134.39 lekë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...