Published On: 3 November, 2016

EULEX: Kërkesa e gjykatësit tonë për “Trepçën” është brenda kornizës ligjore

Zëdhënësja e EULEX-it, Dragana Nikoliq – Solomon, se ajo që ka bërë gjyqtari ndërkombëtar është një kërkesë dërguar Gjykatës Kushtetuese është brenda kapaciteteve ligjore të përshkuara nga Kushtetuta e Kosovës. Ajo nënvizoi se ky mocion nuk ka aspak lidhje me kërkesat e mëparshme të Listës Serbe

Zëdhënësja e EULEX-it, Dragana Nikoliq – Solomon, tha për “Kallxo.com” se ajo që ka bërë gjyqtari ndërkombëtar është një kërkesë dërguar Gjykatës Kushtetuese për ta sqaruar më tutje kushtetutshmërinë e Ligjit për “Trepçën” në pritje të publikimit të aktgjykimit të plotë të vendimit të kësaj jave.

“EULEX dëshiron të sqarojë se një gjyqtar ndërkombëtar ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese sqarim të mëtutjeshëm për Kushtetutshmërinë për Ligjin e Trepçës, duke pritur publikimin e plotë të aktgjykimit. Ky mocion i gjyqtarit i referohet rastit specifik që po pret vendimin gjyqësor në Dhomën Speciale të Gjykatës Supreme, që i është deleguar gjyqtarit në fjalë”, tha Nikoliq- Solomon.

Ajo u shpreh se gjyqtari ndërkombëtar kishte vepruar brenda kapaciteteve ligjore të përshkuara nga Kushtetuta e Kosovës.

“EULEX thekson se pavarësia e Gjykatës Kushtetuese si autoriteti më i lartë juridik për të vendosur në pyetjet kushtetuese është i palëkundshëm”, shtoi ajo.

Nikoliq- Solomon tha se kërkesa e gjyqtarit ndërkombëtar nuk ka të bëjë asgjë me kërkesën e Listës Serbe për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për “Trepçën”, kërkesë e cila këtë javë u hodh poshtë si e papranueshme nga Kushtetuesja.

“Ky mocion nuk ka aspak lidhje me kërkesat e mëparshme të Listës Serbe. Mocioni i gjyqtarit të EULEX-it është i lidhur me rastin specifik që po pret vendimin gjyqësor në Dhomën Speciale të Gjykatës Supreme që i është deleguar gjyqtarit në fjalë”, tha zëdhënësja e EULEX-it.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...