Published On: 15 Nëntor, 2016

EULEX-i po monitoron hetimet rreth vdekjes së Astrit Deharit

Janë bërë dhjetë ditë nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Që nga ajo ditë ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka garantuar transparencë të plotë në hetimin e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit, duke thënë se do t’i angazhojë të gjithë mekanizmat relevantë që të merren me rastin.

E, në hetimet që janë duke u vazhduar ende për zbardhjen e plotë të shkaqeve se si vdiq Astrit Dehari, është i përfshirë edhe EULEX-i por vetëm si monitorues.

 “EULEX- i është duke e monitoruar rastin, që është përgjegjësi e autoriteteve të Kosovës”, ka qenë përgjigjja e shkurtër e zyrës së EULEX-it për Telegrafin.

Ndërkaq në ditën kur është kryer autopsia e trupit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari përveç ekipit të Mjekësisë Ligjore, ekspertëve të pavarur të sjellur nga vetë familja Dehari dhe një mjeku nga Vetëvendosje, prezentë kanë qenë edhe ekspertë nga EULEX-i.

“Procesi do të jetë proces transparent ku aty do të ketë ekspertë edhe nga EULEX-i. Kemi angazhuar dhe Inspektoratin e Shërbimit Korrektues. Në pajtim me të gjeturat do të ndërmarrin hapat varësisht nga raportet zyrtare që do të dalin për këtë rast”, pati deklaruar ministrja Hoxha në ditën kur edhe fillojë procesi i autopsisë.

Sot është raportuar se deri në fund të kësaj jave pritet të dalin rezultatet preliminare të autopsisë.

 Astrit Dehari, aktivist i “Vetëvendosjes” vdiq të shtunën e kaluar më 5 nëntor në rrethana ende të pasqaruara.

Ai po mbahej i paraburgosur nën dyshimin për sulmin me granatahedhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht./Telegrafi

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...