Published On: 10 Nëntor, 2016

Është edhe një mundësi që Hillary të zgjidhet presidente

Për shumë amerikanë që nuk duan të përjetojnë një presidencë të udhëhequr nga Donald Trump, ekziston edhe një opsion, sado vështirë i realizueshëm të jetë ai.

Hillary Clinton ka fituar shumicën e votës popullore.

Rezultati final tregon që ajo mori 200,000 vota më shumë se Donald Trump, ndonëse zgjedhja e këtij të fundit u bë për shkak të votave elektorale.

Sipas kushtetutës amerikane, Kolegji Elektoral, është institucioni përfundimtar që do të votojë për Presidentin.

Ata duhet ta bëjnë këtë më 19 dhjetor, në kryeqytetet e shteteve federale.

Asgjë nuk i ndalon anëtarëve të këtij kolegji që të refuzojnë të përkrahin kandidatin që ka fituar në bazë të votave elektorale, transmeton Gazeta Express.

Për këtë gjë ka edhe një emërtim – ata mund të bëhen “zgjedhës i pabesë”.

Sidoqoftë, kjo vështirë është e realizueshme, pasi mbi 99% e anëtarëve të këtij kolegji, përgjatë historisë amerikane, kanë votuar ashtu siç janë zotimet ditën e zgjedhjeve, sipas një analize të gazetës New York Times. /Express

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. hashimi thotë:

    e moj Hillari Clinton rahmet te paste shpirti qe vdiqe me 11.shtator 2016 per ket bote ka marre fund per ty qdo gja , qysh po kalon ne varr a i percolle zgjedhjet , Billi pak te ka tradhtue se e ka marre zonjen Teresa Barnwelle e ka que me votue kishe je ti ashtu populli mendonte e u knaq tuj kesh e populli brohoriste Hillari Hillari e zonjes Teresa Barnwell Billi ja majke zhagin e te harroj ty krejt
    hajt babaluk hajt populli dele , normal qe fitoj Donaldi se ish vetem ne zgjedhje

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...