Published On: 1 Shkurt, 2016

Ermira na tradhtove! Cilit Shërbim sekret iu binde?!

 

Ermira Mehmeti, ju përfaqësoni shqiptarët në Maqedoni, dhe jo shefin tuaj, sllavomaqedonas dhe sllavofil, më saktë antishqiptar.

Ta linit Kosovën të dështonte për një votë, vetëm se juve nuk ju kërkoi askush ndihmë, nga qyqet e Kosovës, deputetët vëzhgues të kryesuara nga faqeziu Xhavit Haliti, nuk është pafajësi. Natyrisht që nëse askush prej tyre nuk të kërkoi dhe nuk ta zgjati dorën, edhe kjo nuk mund të quhet ndryshe veçse një sjellje tradhtie jo e vogël ndaj shtetit të dytë shqiptarë, ndaj Kosovës dhe shqiptarisë.

Situata ekonomike, që ju e paraqitni të mjerë, por me pagë të majme deputeti nuk është aspak e vërtetë. Pra, ju nuk ishit në mjerim, sa në fundin e xhepit tuaj (në kartelën jo të varfër bankare besojmë), të mos gjenit aq kacidhe, sa të thoni se rroni me ndihma, dhe ndihmaçarët nuk të dolën zot. Aq më tepër ju ndodheshit në Bruksel, dhe cilit do numër shqiptarë që do ti binit atje, do t’ju siguronte jo vetëm biletë avioni, por bujtinë, e më së paku bukë e krip e zemër. Por, kjo e fundit ju mungon, dhe pa të nuk shkohet askund.

Ajo që nuk e thua ti dhe nuk po e thotë askush tjetër, është se ti zbulove se në krahun e kujt je, se ku fle shpirti yt, edhe kur është zgjuar dhe mbron atdheun, por ç‘atdhe ende se dimë ne. Atdheun e Gruevskit e Ahmetit, që i lanë në gjak shqiptarët, apo atdheun atë tonin, që ne themi se e kemi dhe ndjejmë më shumti kur shket nën këmbët tona.

Ermira, ne nuk po ju kryqëzojmë, por ju atë e keni ngritur vet me turpin tuaj.

Njëherë duke i qëndruar në krah Ahmetit për kaq vite, vite vrasjesh, dhunimesh, burgosjesh, rrahjesh dhe dënimesh të pafund të shqiptarëve, dhe tani duke votuar për kthimin mbrapsht të Pavarësisë së Kosovës. Abstenimi apo ikja nga votimi, veçmas në situata të tilla vendimmarrje, është votë pro, pra ju votuat për kthimin e Serbisë dhe të UNMIK-ut në Kosovë, shlyerjen e Pavarësisë tonë shqiptare, sepse shefi yt dhe shefat tuaj nuk flasin, dhe nuk ndjejnë shqip. Shqiptari.eu

Loading...
 
Displaying 2 Comments
Have Your Say
  1. Xhafer Leci thotë:

    Mos pjsëmarrja e saj nuk ka asnjë arsyetim. Fain e kanë edhe dy qeveritë tona Prishtinë dhe Tiranë, që nuk e kanë kompletue me kohë ekipin, duke mbajur rregullisht takime dhe, nisjen e udhtimit me ba bashkë…! Turp për këtë zonjë, turp për Tiranën dhe Prishtinën, të dya të vonuara gjithmonë në vendimet e rëndësishme për fatin e vendit dhe popullit tonë!

    Përgjigjiuni
    Pelqej(2) Nuk Pelqej(0)
  2. LORENCO DUDA thotë:

    Me shum kenaqesi e lexova kete shkrim ?nuk beni nje pytje vetit se persa koh ju e keni njohtur shqiptaret qe nuk i kan bere tradheti njeri tjetrit perse nuk flitni per gjith shqiptaret ne pergjithesi,pa dallim feje apo krahine nuk jane njohtur per tradheti ,apo spiuna,meqe e njihni FAN NOLIN PO???? FAIK KONICEN E NJIHNI ????I MADHI GJERGJ FISHTA KA THENE O ZOT RUJA SHQIPTARIN NGA SHQIPTARI?SE ASNJE POPULL NE BOTE NUK I BEN KEQ?I NDERUAR shkrues i ketij artikulli mos i merni gjerat bardhe e zi, se tani kan dale dhe ngjyra faleminderit.

    Përgjigjiuni
    Pelqej(20) Nuk Pelqej(5)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...