Published On: 30 Tetor, 2016

Erdogani si sulltan, shkarkon 10.000 shërbyes civilë, mbyll 15 mediume

Autoritetet turke i kanë shkarkuar më shumë se 10.000 shërbyes civilë, për shkak të lidhjeve të tyre të dyshuara me klerikun që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për orkestrimin e puçit të dështuar në korrik të këtij viti.

Mijëra akademikë, mësimdhënës dhe punëtorë shëndetësorë, janë në mesin e atyre të larguar nga puna përmes dekretit të ri për udhëheqje emergjente, i publikuar dje në Gazeten Zyrtare, ndërsa 15 mediume, shumica e të cilave kanë raportuar nga juglindja kryesisht kurde, janë mbyllur, transmeton Express.

Përmes dekreteve, zgjedhjet për të emëruar rektorë në universitete, po ashtu janë shfuqizuar.

Presidenti Tayyip Erdogan do t’i emërojë vetë rektorët në universitete, nga kandidatët që i nominon Bordi për Arsim të Lartë (YOK)./Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...