Bota Lajmi Levizes

‘Erdogani do të krijojë Turqinë e re në Gjermani’

  • Kandidati kryesor i partisë ekologjiste “Të Gjerlbërit”, Cem Özdemir, kritikon ashpër Turqinë. Gjermania duhet t’i japë fund politikës së saj naive.

Politikani ekologjist Cem Özdemir, u pozicionua qartë edhe ndaj sanksioneve kundërj Rusisë: Sanksionet kundër Rusië në krizën e Ukrainës “duhet të ashpërsohen”, kërkon Cem Özdemir, gjatë një interviste televizive për DW.

Gjendja në Ukrainën lindore aktualisht po përshkallëzohet, “ndaj unë nuk shoh ndonjë shkas për t’i shfuqizuar sanksionet.”

Lidhur me grindjen gjermano-turke për të drejtën e deputetëve gjermanë që të vizitojnë bazën e NATO’s Konya (Turqia ua ka ndaluar atyre këtë), sipas Özdemir, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan nuk mban qëndrim konform NATO’s, por sillet “si një rrëmuajxhi në birrari”.

Özdemir kërkon lidhur me këtë një përgjigje të qartë nga kuartieri qendror i NATOS në Bruksel. Kjo grindje nuk është thjeshtë mes kancelares Angela Merkel dhe Erdoganit, por një grindje mes NATO’s dhe Turqisë.

I pyetur se ç’qëndrim do të mbante Özdemir lidhur me vazhdimin e bisedimeve për antarësimin e Turqisë në BE, ai thekson: “Këto bisedime do t’i lija aty ku janë, në sirtarin e fundit të frigoriferit”.

Nëse Turqia rivendosë dënimin me vdekje, thekson Özdemir, atëherë “bisedimet me të janë tërësisht të ndërprera, e “Turqia do të duhej të largohej nga Këshilli i Europës.”

Duke u pozicionuar lidhur me politikën e integrimit të migrantëve në Gjermani Özdemir tërhoqi vëmendjen edhe se, ka shtete si Turqia apo edhe Rusia nën Vladimir Putinin, që “duan me vetëdije, që qytetarët e tyre të mos integrohen këtu.

Në këtë drejtim ai nënvizoi qartazi, që Gjermania nuk duhet të tregohet naive dhe se nuk duhet toleruar krijimi i “një shteti paralel”.

Özdemir e kritikoi politikën e kancelares Angela Merkel ndaj Turqisë.

Sipas tij, kur Merkeli hodhi më 2005 idenë e krijimit të një partneriteti të privilegjuar sa i  përket çështjes së anëtarësimit të Turqisë në BE, ajo me këtë kontribuoi, që forcat reformuese në Turqi nuk u mbështetën më.

Po ashtu, sipas Özdemir, gjatë krizës së refugjatëve nga viti 2015 Merkel ishte çdo dy ditë tek Erdogani, për të vënë në lëvizje paktin BE-Turqi.

Gjatë kësaj periudhe Erdogani e ka ndjerë veten si një politikan i rëndësishëm i rangut botëror.

I ndëshkuar në momentin e gabuar dhe i shpërblyer për çështjen e gabuar, i përshkroi shkurtimisht Özdemir gabimet e Merkelit në politikën ndaj Turqisë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *