Published On: 21 Nëntor, 2016
Bota |

Erdogan thërret NATO-n për bashkëpunim kundër terrorizmit

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan ka thirrur NATO-n që të bashkëpunojë me vendin e tij në luftën kundër terrorizmit, shkruan Reuters.

“Turqia është një pengesë mes organizatave terroriste dhe botës, praktikisht Evropës. Nëse ne dështojmë në luftën kundër terrorizmit kjo pengesë do të bie, kurse terroristët do ta përmbysin botën dhe do të shkaktohet gjakderdhje dhe do të ketë zjarr. Atëherë le ta forcojmë këtë barrierë në vend se ta dobësojmë atë”, ka thënë Erdogan.

“Si vend që ka pësuar nga terrorizmi ne nuk mund të tolerojmë faktin se anëtarët e PKK lirshëm udhëtojnë nëpër vendet e Evropës dhe kalojnë përmes korridoreve të Parlamentit Evropian duke bartë postier të liderit të PKK, Abdullah Ocalan”.

“Miqtë tanë duhet të bëjnë kalkulimet e nevojshme për ta parandaluar këtë. Nëse ata nuk e bëjnë këtë atëherë terrori do t’i godas ata si bumerang. Më lejoni ta them kështu”, ka vazhduar presidenti turk.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...